Kur çmenduria tejkalon kufijtë – fluturoi mbi çiklistët garues në Tour de France

E pabesueshme, por e vërtetë ajo që ka ndodhur gjatë një etape të Turit të Francës 2019 në çiklizëm. Valentin Anouilh, një sportist i garave “mountain bike”, ka bërë realitet ëndrrën e tij. Ai ka kërcyer me biçikletë mbi grupin e çiklistëve të Turit të Francës që po kalonte në atë moment në rrugë. 21-vjeçari […]
E pabesueshme, por e vërtetë ajo që ka ndodhur gjatë një etape të Turit të Francës 2019 në çiklizëm. Valentin Anouilh, një sportist i garave “mountain bike”, ka bërë realitet ëndrrën e tij.
Ai ka kërcyer me biçikletë mbi grupin e çiklistëve të Turit të Francës që po kalonte në atë moment në rrugë. 21-vjeçari francez mbështetej në këtë nismë nga miqtë e tij, që dhe kanë filmuar kërcimin, transmeton Periskopi.
Anouilh u shpreh se për të realizuar këtë gjë i janë dashur 6 muaj stërvitje, duke kërcyer në këtë vend çdo ditë. Ai kishte krijuar edhe një trampolinë të vogël për të bërë hedhjen mbi kokat e çiklistëve.
“Ideja më lindi tetorin e vitit të kaluar. Unë këtë gjë e kam bërë edhe më parë, duke kërcyer mbi makina, por vendosa të ndryshoj skemë”, tha 21-vjeçarin Valentin. /Periskopi.com/












