Krahasim statistikash mes Eden Hazardit dhe Neymarit para rivalitetit potencial në La Liga

Të gjithë janë të ngazëllyer ta shohin Eden Hazardin në fanellën e Real Madridit. Belgu kompletoi transferim me vlerë 170 milionë euro për t’iu bashkuar “Los Blancos” në qershor, duke i dhënë fund periudhës shtatë-vjeçare te Chelsea, transmeton Periskopi. Hazard e stabilizoi veten si një prej futbollistëve më të mirë në botë gjatë këtyre shtatë […]
Belgu kompletoi transferim me vlerë 170 milionë euro për t’iu bashkuar “Los Blancos” në qershor, duke i dhënë fund periudhës shtatë-vjeçare te Chelsea, transmeton Periskopi.
Hazard e stabilizoi veten si një prej futbollistëve më të mirë në botë gjatë këtyre shtatë viteve, duke shënuar 110 gola në 352 ndeshje për “Të Kaltërit”.
28-vjeçari do të jetë pikë fokusi në sulmin e Real Madridit.

Barcelona, ndërkohë, po bën tentativa për ta rikthyer Neymarin, i cili e ka informuar Paris Saint-Germainin se e ka ndërmend të largohet nga klubi, sipas “Sky Sports”.
Dhe tashmë kanë filluar krahasimet e statistikave mes Hazardit dhe brazilianit para një rivaliteti potencial të përbashkët në La Liga.
Duke përdorur të dhënat e “transfermarkt”, “Whoscored” dhe “Squawka”, janë regjistruar këto përfundime.
Me klubin:

Me Kombëtaren:

Statistikat e edicionit të kaluar:

Neymar shënoi vetëm një gol më pak se Hazardi në ligë, pavarësisht se bëri 20 paraqitje më pak, edhepse kontributi i belgut – 15 asistime dhe 16 gola – ishte i jashtëzakonshëm.


“Whoscored” e vlerësoi më lartë Neymarin, 8.26 në Ligue 1, krahasuar me Hazardin me 7.81 në Premier League.
Neymar kompletoi më shumë driblime se Hazardi, por u zhgënjye më shpesh, duke humbur topin 4.2 herë për ndeshje. /Periskopi.com/












