‘Kosova s’ka arritur ta imponojë veten si aktore serioze karshi BE-së’

‘Kosova s’ka arritur ta imponojë veten si aktore serioze karshi BE-së’

Leonora Kryeziu ka theksuar se që nga shpallja e Pavarësisë, veçanërisht që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova nuk ka arritur ta imponojë veten si aktore serioze karshi Bashkimit Evropian. Ajo ka shtruar nevojën për shumë më shumë punë në reformat që i kërkon rruga e anëtarësimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kryeziu është drejtoreshë […]

Kryeziu është drejtoreshë ekzekutive në Institutin e Prishtinës për Studime Politike, dhe qëndrimin e ka shprehur në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”.

Tek ka folur për mungesën e kryerjes së “detyrave të shtëpisë” në rrugën e anëtarësimit, ajo ka theksuar se Qeveria duhet të dëshmojë vendosmëri dhe guxim për reforma që do të nxitnin zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin qytetar, do të ndalnin emigrimin dhe do të kthenin besimin qytetar në shtet.

“Kosova duhet t’i kryejë këto reforma së pari për vete, për të ardhmen e qytetarëve të saj”, ka thënë ajo. “Vonesat janë rregull dhe jo përjashtim. Duhej të ishte e kundërta”.

Kryeziu ka rikujtuar se secili shtet që synon integrimin duhet të dëshmojë vendosmëri për të çrrënjosur aspektet që dëmtojnë funksionalitetin e institucioneve, veçmas krimin dhe korrupsionin. Në rastin e Kosovës, sipas saj, vullneti ose nuk ka ekzistuar, ose vetëm në doza minimale.

Mes të tjerash, në këtë intervistë ajo ka treguar adresën ku duhet kërkuar përgjegjësia për mungesën e liberalizimit të vizave dhe ka alarmuar se si Kosova nuk është duke e shfrytëzuar një “dritare të mundësisë” për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit