Kosova fluturon me transferimet e verës: Këto janë lëvizjet më të bujshme

Afati për transferimet e verës ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, dhe tashmë futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë bërë disa lëvizje mjaft favorizuese. Çdo ditë që kalon e shton rekordin e Kosovës si kombëtare pa humbje. Tashmë janë bërë 14 ndeshje dhe 1 vit e 10 muaj qëkur e pësuam humbjen e […]
Çdo ditë që kalon e shton rekordin e Kosovës si kombëtare pa humbje. Tashmë janë bërë 14 ndeshje dhe 1 vit e 10 muaj qëkur e pësuam humbjen e fundit, nga Islanda.
Ndërkohë që Kosova është rritur e rritur, lojtarët e saj kryesorë kanë bërë disa lëvizje të jashtëzakonshme, që do t’i ndihmojnë shumë kombëtares sonë, shkruan Periskopi.
Më i miri e më i shtrenjti, Milot Rashica duket se ka vendosur që të rrijë në Werder Bremen edhe për sezonin e ardhshëm. 23 vjeçari ka refuzuar ofertën e Benfikës prej 18 milionë eurosh, por dje u bë e ditur se klubi gjerman i ka rritur rrogën dhe e ka bërë lojtarin më të paguar të saj.
Kosova në muajt e fundit është pasuruar edhe me disa lojtarë të jashtëzakonshëm. Arton Zekaj e zgjodhi Kosovën para Shqipërisë e Serbisë. Ai vazhdon të luajë për Lille, nënkampion i Francës, dhe kur pritet të ketë minutazh më të madh në sezonin e ri. Kosovës i erdhi edhe Florent Hadërgjonaj, i cili nuk do të lëvizë nga Huddersfield. Po ashtu, Florent Muslija që është pjesë e ekipit të famshëm gjerman Hannover ’96.
Por, vera e ka rritur peshën e disa lojtarëve të tjerë. Vedat Muriqi kaloi nga Çaykur Rizespor te gjiganti Fenerbahçe. Në debutim në ndeshje miqësore vigani nga Prizreni shënoi dy herë.

Ai pritet të jetë lojtari kryesor i ekipit nga Stambolli.
Lëvizje të madhe e të rëndësishme ka arritur edhe Arijanet Muriq. Portieri i parë i Kosovës është huazuar nga Manchester City te Nottingham Forest në Championship, e që për synim e ka inkuadrimin në Premier League.

Edhe komandanti i mbrojtjes sonë, Amir Rrahmani, bëri një kërcim gjigant në karrierë. Nga Dinamo Zagrebi ai kaloi te Hellas Verona në Serie A, e ku pritet të jetë titullar për të mbrojtur ekipin nga disa prej sulmuesve më të rrezikshëm në botë.

Ndërsa Mërgim Vojvoda po ashtu ia doli të rriste nivelin e tij. Nga Mouscron ai kaloi te gjiganti i Belgjikës, Standard Liege.

Emrat që përfliten për të bërë lëvizje në afatin kalimtar të verës janë edhe Benjamin Kololli që kërkohet nga të paktën dy ekipe në Championship, Leeds dhe Sheffield Wednesday. Idriz Voca i mesfushës është i kërkuar nga Sassuolo që largoi Stefano Sensin. Bersant Celina ndërkohë është i kërkuar nga Brighton & Hove Albion, pasi që trajneri i ri i ekipit të Premier Ligë e kishte lojtar të preferuar te Swansea./Periskopi












