Kosova e pëson edhe nga Portugalia

Kosova e pëson edhe nga Portugalia

Përfaqësuesja e Kosovës U 21 në hendboll, e ka pësuar edhe humbjen e tretë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Spanjë. Përkundër startit shumë të mirë, Kosova humbi nga Portugalia me rezultat 32:21. Djemtë tanë filluan mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi 4:1. Por portugezët u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi që e mbajtën deri […]

Përkundër startit shumë të mirë, Kosova humbi nga Portugalia me rezultat 32:21. Djemtë tanë filluan mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi 4:1. Por portugezët u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi që e mbajtën deri në fund të pjesës së parë, që përfundoi me rezultat 16:10, transmeton Periskopi.

Në pjesën e parë nuk mungoi angazhimi, por na kushtuan gabime të shumta teknike e poashtu gjuajtje të pa selektuara. Por në shprehje erdhi edhe cilësia e portugezëve dhe përvoja e tyre në këtë nivel garash. Pjesa e dytë kishte ritëm më të ultë dhe fitorja e portugezëve nuk ishte në dyshim.

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës luan në botëror. Ndeshje si kjo u shërbejnë djemve për të fituar përvojë, por poashtu për të parë se çka kërkohet për sukses në nivel të lartë.

Tani na presin edhe ndeshjet me Brazilin, të dielen, dhe me Bahrejnin, të hënën, me shpresë për paraqitje të mira dhe sukses. Por në botëror nuk ka ndeshje të lehtë dhe për këtë janë të vetëdijshëm djemtë tanë. Kosova U21 ka marrë biletën e fundit për botëror dhe secili sukses do të jetë historik.

Portugalia – Kosova 32:21

Kosova: Luzha 1, Gubetini, Dugolli 1, Abazi 1, Bajqinovci, Shabani, Avdulli 2, Tahirukaj 3, Mustafa, Beqiraj, Muqolli 7, Xhafolli 2, Basholli 2, Halili 1, Dalladaku. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova