Kosova e mbyll botërorin me fitore bindëse kundër Australisë

Kosova e mbyll botërorin me fitore bindëse kundër Australisë

Me fitore të lartë ka përmbyllur Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll paraqitjen në kampionatin botëror në Spanjë. Është kjo hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës në sportet ekipore ka arritur të kualifikohet në botëror, njofton FHK, transmeton Periskopi. Kombëtarja jonë të enjten në Pontevedra u takua me Australinë dhe fitoi me […]

Kombëtarja jonë të enjten në Pontevedra u takua me Australinë dhe fitoi me rezultat bindës, 38:20.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 21:9 për kombëtaren tonë. Dallimi në cilësi ishte shumë i madh dhe kështu djemtë tanë herët krijuan epërsi të lartë dhe arritën pa vështirësi te fitorja bindëse.

Ndeshja ishte për vend të 23-të që i takon kombëtares tonë. Kosova kishte siguruar biletën e fundit për botëror, ndërsa në Spanjë la përshtypje shumë të mirë në ndeshjen e parë me Kroacinë, ndaj të cilës ishte rival i barabartë. Grupi i Kosovës ishte shumë i fortë dhe kështu kalimi i tij me sukses ishte vështirë i arritshëm. Pos me Kroacinë, kombëtarja jonë ka humbur edhe me Hungarinë, Portugalinë dhe Brazilin.

Në fund barazoi me Bahrejnin për pikën e parë në botëror. Të mërkurën djemtë tanë nuk e kishin ditën dhe humbën nga Argjentina në ndeshjen e parë për plasman. Të enjten ndaj Australisë ishin bindës.

Për nga cilësia, Kosova qëndron më mirë se 4-5 kombëtare që do të renditen më lart se ne. Por mungesa e përvojës në këtë nivel dhe grupi i fortë kanë bërë të veten. Poashtu edhe sistemi i garës dhe paraqitja jo në nivelin e synuar në disa takime.

Gjithsesi botërori është përvojë me rëndësi për këta djemë e poashtu për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi.

Të kujtojmë që në Spanjë jemi prezentuar me të gjitha simbolet. Himni shtetëror është intonuar para çdo ndeshje e poashtu flamuri shtetëror i Kosovës është i shfaqur në palestrat në Pontevedra dhe Vigo.

Ndaj Australisë lojtar i ndeshjes u shpall Albin Xhafolli.

Australia – Kosova 20:38 (9:21)

Kosova: Luzha, Gubetini 2, Dugolli, Abazi, Bajqinovci 1, Shabani 2, Avdulli 3, Tahirukaj 3, Mustafa 6, Beqiraj, Muqolli 3, Xhafolli 8, Basholli 6, Halili 2, Dalladaku 2. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova