Konfirmohet: Lojtarët dhe trajneri serb i Bratisllavës i dorëzohen presionit, refuzojnë të luajnë kundër Feronikelit

Feronikeli do të përballet të mërkurën me Slovan Bratislavën në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Evropës. Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës nga Slovan Bratislava që dy lojtarët serbë të skuadrës Dejan Drazic dhe Aleksandar Cavric të mos luajnë kundër Feronikelit, transmeton Periskopi. Mësohet se këta dy […]

Feronikeli do të përballet të mërkurën me Slovan Bratislavën në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Evropës.

Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës nga Slovan Bratislava që dy lojtarët serbë të skuadrës Dejan Drazic dhe Aleksandar Cavric të mos luajnë kundër Feronikelit, transmeton Periskopi.

Mësohet se këta dy futbollistë kanë vendosur që t’i binden këtij vendimi dhe klubi është pajtuar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi sllovak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“Lojtarët Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic dhe trajneri Vladimir Radenkovic e respektuan vendimin e komitetit serb në lidhje me ndeshjet ndaj Feronikelit”.

“SK Slovan respekton vendimin e lojtarëve dhe të trajnerit, kështu që, Cavric, Drazic dhe Radenkovic nuk do të përfshihen në dy ndeshjet ndaj Feronikelit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Ndeshja mes Slovan dhe Feronikelit fillon në ora 18:00. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova