Klubi i njohur anglez në krizë të thellë – nuk i ka paguar lojtarët dhe trajnerët që pesë muaj

Bolton Wanderers është në krizë serioze. Klubi nga Liga e Tretë Angtleze është aktualisht në administrim, derisa blerësit potencial të kompletojnë blerjen. Por gjërat kanë ecur me tempo tejet të ngadaltë, dhe kjo situatë po ka efekt serioz te lojtarët dhe trajnerët e skuadrës, transmeton Periskopi. “Trotters” pritej të luanin një miqësore parasezonale kundër Chesterit […]
Klubi nga Liga e Tretë Angtleze është aktualisht në administrim, derisa blerësit potencial të kompletojnë blerjen.
Por gjërat kanë ecur me tempo tejet të ngadaltë, dhe kjo situatë po ka efekt serioz te lojtarët dhe trajnerët e skuadrës, transmeton Periskopi.
“Trotters” pritej të luanin një miqësore parasezonale kundër Chesterit të premten, por ndeshja tani është anuluar.
Mund të tingëllojë si masë drastike, por arsyeja e anulimit është sepse pjestarët e skuadrës nuk janë paguar për 20 javë.
Është gati e pabesueshme që një klub profesionist i futbollit të mos i ketë fondet të paguajë rrogat e stafit.

Jo befasisht, situata ka filluar të shkaktojë stres mendor dhe emocional në grup dhe kjo është një prej arsyeve pse ndeshja e së premtes është anuluar.
“Lojtarët dhe stafi i trajnerëve nuk janë paguar nga klubi për 20 javë dhe administratorët nuk kanë ofruar asistencë financiare,” shkruhet në komunikatë.
“Kuptojmë se fondet ekzistojnë për ndihmë, por nuk ka pasur asistencë.
“Siç kemi potencuar në komunikatën e mëhershme, kjo ka shkaktuar krizë emocionale dhe mendore, duke ndikuar në jetën profesionale dhe private dhe kjo vetëm sa është rritur kohëve të fundit.”

Situata duket mjaft e rëndë, dhe nuk ka shenja se do të përmirësohet në të ardhmen e afërt.
Edhe nëse Boltoni do ta zhvillonte ndeshjen miqësore, prapë nuk do të kishte shumë lojtarë të skuadrës së parë në aksion.
Në fakt, vetëm shtatë lojtarë janë listuar në uebsajtin zyrtar të klubit – dy prej të cilëve janë portierë dhe siç qëndrojnë punët, nuk ka asnjë mbrojtës të disponueshëm. /Periskopi.com/












