Kësi lojtari më nana s’maron – përmbledhja brilante e brazilianit Ronaldo në Lojërat Olimpike më 1996

Lojërat Olimpike të vitit 1996 ishin më të mirat që kanë parë ndonjëherë fansat e futbollit në këtë kompeticion. Në rregull, mund të jemi duke e ekzagjëruar paksa, por ishte thjesht një periudhë e artë për futbollin, me shumë yje botëror dhe talentë fantastik. Ronaldo, Rivaldo, Diego Simeone, Roberto Ayala, Roberto Carlos, Hernan Crespo, Robert […]
Lojërat Olimpike të vitit 1996 ishin më të mirat që kanë parë ndonjëherë fansat e futbollit në këtë kompeticion.
Në rregull, mund të jemi duke e ekzagjëruar paksa, por ishte thjesht një periudhë e artë për futbollin, me shumë yje botëror dhe talentë fantastik.
Ronaldo, Rivaldo, Diego Simeone, Roberto Ayala, Roberto Carlos, Hernan Crespo, Robert Pires, Gianluigi Buffon, Alessandro Nesta, Fabio Cannavaro dhe Raul ishin disa prej lojtarëve që morën pjesë.
Por asnjëri prej tyre nuk e fitoi trofeun në fund.
Befasisht, Nigeria e udhëhequr nga Nwankwo Kanu triumfoi.

Kanu shënoi tre gola gjatë kompeticionit, përfshirë një në minutën e 90-të dhe një në të 94-tën, i cili ishte edhe “Goli i Artë”, për ta mposhtur Brazilin në gjysmëfinale.
Për Brazilin luajti “O Fenomeno”, i cili më vonë do të shëndrrohej në 9-shin më të mirë që ka parë ndonjëherë sporti.
Por sa i talentuar ishte Ronaldo braziliani më 1996, kur ishte vetëm 19-vjeçar?
Epo, fatmirësisht për ne, është publikuar një përmbledhje në Twitter që tregon sa i jashtëzakonshëm ishte ai atëherë.
Kujtojmë se vetëm një muaj më vonë, Barcelona e transferoi atë për 19.5 milionë dollarë. /Periskopi.com/
How have I not seen this before? R9 playing for Brazil at the 96 Olympics.
Had Ronaldinho (Little Ronald) on his shirt as there was a more senior player in the squad also called Ronaldo.
No mistaking O Fenomeno in action. Still an absolute boss.
— Proper Football (@sid_lambert) July 24, 2019
⚽ 19 year old @Ronaldo showing his best skills in #Atlanta1996 one month before debuting with @FCBarcelona #Olympics #TimeMachine pic.twitter.com/XHqlV6KlAi
— Olympics (@Olympics) November 9, 2018












