Juventusi nuk lëshon pe për Neymar – ofron dy top lojtarë për të

Juventusi nuk lëshon pe për Neymar – ofron dy top lojtarë për të

Nga faqet e “El Mundo Deportivos” vjen një lajm sensacional rreth merkatos së Juventusit. Sipas të përditshmes spanjolle, bardhezinjtë po tentojnë të transferojnë në Torino Neymar Junior dhe këtë kërkojnë ta bëjnë duke ofruar dy lojtarë për të ulur çmimin e kartonit të brazilianit, për të cilin dy vite më parë PSG shpenzoi plot 222 […]

Sipas të përditshmes spanjolle, bardhezinjtë po tentojnë të transferojnë në Torino Neymar Junior dhe këtë kërkojnë ta bëjnë duke ofruar dy lojtarë për të ulur çmimin e kartonit të brazilianit, për të cilin dy vite më parë PSG shpenzoi plot 222 milionë euro (klauzola e largimit) për t’ia shkëputur Barcelonës, transmeton Periskopi.

Paratici mësohet se ka ofruar Paulo Dybalan dhe Blaise Matuidinë, plus një shumë të konsiderueshme parash për të bindur drejtuesit parizienë.

Një goditje që do t’i siguronte Sarrit sulmuesin e kërkuar, duke qenë se Icardi është më pranë Napolit, ndërsa Higuain po kërkohet me ngulm nga Roma.

Fantamerkato apo realitet? Sipas medies në fjalë, Juve po mendon seriozisht për futbollistin e “Seleçaos”. Kjo vërtetohet edhe nga zërat e shumtë për një takim në Kinë mes drejtuesve bardhezi menaxherit Pini Zahavit, që po bën ndërmjetësin mes klubit italian dhe atij francez.

Neymar e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Parisi, por në Europa janë të pakta skuadrat që mund të përballojnë kërkesat e tij ekonomike. Barcelona duket se është tërhequr përfundimisht nga Neymar, pas blerjes së Antoine Griezmann, tashmë Juventusi e ka rrugën të hapur për ta bashkuar O’Ney-n me Cristiano Ronaldon. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova