Jorginho dhuroi asisitin e parë në karrierë për Chelsean në miqësoren kundër Barçës krejt pa dashje

Jorginho u kritikua shumë sezonin e kaluar pasi dështoi të dhuronte ndonjë asistim për bashkëlojtarët e tij te Chelsea. Mesfushori u transferua nga Italia me një reputacion të madh si mesfushor, por dështoi të kishte impakt në “Stamford Bridge”, transmeton Periskopi. Për ta nënvizuar këtë, vlen të theksohet se ai kompletoi mbi 3 mijë pasime […]
Jorginho u kritikua shumë sezonin e kaluar pasi dështoi të dhuronte ndonjë asistim për bashkëlojtarët e tij te Chelsea.
Mesfushori u transferua nga Italia me një reputacion të madh si mesfushor, por dështoi të kishte impakt në “Stamford Bridge”, transmeton Periskopi.
Për ta nënvizuar këtë, vlen të theksohet se ai kompletoi mbi 3 mijë pasime në 37 ndeshje në Premier League, por asnjëri prej tyre nuk rezultoi me gol.

Fansat e Chelseat shpejt u lodhën nga mungesa e impaktit të Jorginhos.
Sidoqoftë, gjatë miqësores të së martës kundër Barcelonës, italiani bëri diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë në fanellën e “Të Kaltërve” – të dhurojë një asistim.
Mirëpo, edhe këtë e arriti pa dashje pas një pasimi të gabuar të Sergio Busqetsit, i cili goditi direkt në këmbë ish-yllin e Napolit, para se topi të shkojë në këmbët e Tammy Abrahamit i cili shënoi për 1-0. /Periskopi.com/
Tammy Abraham’s goal against Barcelona. Hope to see more of that this season ? #CFC pic.twitter.com/hRk5Kuq8aQ
— CFC-Blues.com (@CFCBlues_com) July 23, 2019












