Interi vjen me një ofertë të re shumë të përmirësuar për Lukakun – topi është te Man Unitedi tani

Interi raportohet se e ka ngritur ofertën në 83 milionë euro, por prapë është gjashtë milionë më e ulët se 89 milionët sa po i kërkon Manchester Unitedi. Sipas “The Sun” dhe “The Times”, Interi tani është i përgatitur të ofrojë menjëherë rreth 63 milionë, derisa pjesa tjetër do të paguhej në formë bonusesh, transmeton […]
Interi raportohet se e ka ngritur ofertën në 83 milionë euro, por prapë është gjashtë milionë më e ulët se 89 milionët sa po i kërkon Manchester Unitedi.
Sipas “The Sun” dhe “The Times”, Interi tani është i përgatitur të ofrojë menjëherë rreth 63 milionë, derisa pjesa tjetër do të paguhej në formë bonusesh, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, gazeta potencon se Unitedi dëshiron që “Nerazzurrët” të paguajnë shumën e plotë prej 89 milionë eurove.
Mëtej, thuhet se Antonio Conte është i frustruar me dështimet e klubit italian për transferimin e belgut.
Madje, ai mund të refuzojë të japë deklarata publike pasi “situata nuk është siç i ishte premtuar.”
Besohet se “Suning Group” nuk mendon se 26-vjeçari vlen aq shumë para. /Periskopi.com/












