Interi me këtë aksion tregon sa shumë do të përfitojnë skuadrat me rregullën e re të degazhimit

Disa rregulla të reja janë implementuar për sezonin e ardhshëm në top ligat evropiane, shumë prej të cilave mund t’i zënë në befasi fansat. Loja me dorë, gjuajtjet e lira, gjuajtjet e shpejta të lira dhe zëvendësimet të gjitha kanë pësuar ndryshime për ta përmirësuar lojën, transmeton Periskopi. Poashtu edhe degazhimet kanë ndryshuar, siç e […]
Disa rregulla të reja janë implementuar për sezonin e ardhshëm në top ligat evropiane, shumë prej të cilave mund t’i zënë në befasi fansat.
Loja me dorë, gjuajtjet e lira, gjuajtjet e shpejta të lira dhe zëvendësimet të gjitha kanë pësuar ndryshime për ta përmirësuar lojën, transmeton Periskopi.
Poashtu edhe degazhimet kanë ndryshuar, siç e tregoi Interi në ndeshjen miqësore kundër Juventusit, të mërkurën.
“BBC Sport” raportoi muajin e kaluar: “Një tjetër ndryshim ku përfshihen portierët janë degazhimet, të cilat tani mund të bëhen te një bashkëlojtar i cili gjendet brenda zonës së penalltisë.

“Ligji tani thotë se topi konsiderohet se është pjesë e lojës posa të bëhet goditja. Deri tani, degazhimi është dashur të bëhet për herë të dytë nëse topi nuk ka kaluar zonën e penalltisë.”
Interi, tani i drejtuar nga Antonio Conte, e provoi këtë kundër Juves.
“Nerazzurrët” patën dy lojtarë brenda zonës së portierit Samir Handanovic.
Pavarësisht se ishte nën presion të madh, Interi arriti të lirohet për mrekulli brenda disa sekondave.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
— Calciomercato Inter (@InterCM16) July 24, 2019












