I dërgoi foto n’kali me kapele kaubojësh kur Jurgen Kloppi e pyeti “a je mirë”

Kur Liverpooli shpenzoi 72 milionë euro në Alisson Beckerin verën e kaluar, ishte një shumë rekorde për një portier. Mirëpo, kjo shpejt u eklipsua nga transferimi i Kepa Arrizabalagas te Chelsea, por shumë vetulla u ngritën kur Jurgen Kloppi vendosi të shpenzojë atë shumë parash në një portier i cili kishte pësuar shtatë gola në […]
Mirëpo, kjo shpejt u eklipsua nga transferimi i Kepa Arrizabalagas te Chelsea, por shumë vetulla u ngritën kur Jurgen Kloppi vendosi të shpenzojë atë shumë parash në një portier i cili kishte pësuar shtatë gola në dy ndeshje kundër Liverpoolit në Champions League, transmeton Periskopi.
12 muaj më vonë, megjithatë, transferimi i Alissonit duket jashtëzakonisht i qëlluar.
Ai pati rol krucial në triumfin e Liverpoolit në Champions League, duke bërë tetë pritje madje duke u shpallur edhe “Lojtari i Ndeshjes” në finale.

Pastaj, këtë verë, ai ndihmoi Brazilin ta fitojë Kupën e Amerikës.
Tani, Alisson është duke e shijuar një pushim të merituar para startit të Premier Leagues.
Ai pritet të rikthehet në stërvitje më vonë këtë muaj dhe Klopp dëshiroi ta dinte nëse portieri i tij është mirë.
Në një intervistë për “Anfield Wrap”, gjermani u shpreh: “I dërgova Alissonit një mesazh dhe e pyeta ‘a je mirë?’
“Dhe ai thjesht ma dërgoi një foto duke kalëruar me një kapele kaubojësh.”
Dhe tani, poajo foto është publikuar dhe është brilante.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/













