Harry Kane, Dele Alli dhe Erik Lamela ndeshen kundër 100 fëmijëve kinezë – epilog qesharak

Tottenhami priti deri më 21 korrik për të luajtur në ndeshjen e parë parasezonale të verës kundër Juventusit në “International Champions Cup”. Skuadra e Mauricio Pochettinos ndoshta ende është duke u rikuperuar nga disfata në finalen e Champions Leagues kundër Liverpoolit, më 1 qershor, transmeton Periskopi. Por kur Spurs iu rikthye përsëri fushës, arriti të […]
Tottenhami priti deri më 21 korrik për të luajtur në ndeshjen e parë parasezonale të verës kundër Juventusit në “International Champions Cup”.
Skuadra e Mauricio Pochettinos ndoshta ende është duke u rikuperuar nga disfata në finalen e Champions Leagues kundër Liverpoolit, më 1 qershor, transmeton Periskopi.
Por kur Spurs iu rikthye përsëri fushës, arriti të sigurojë një fitore 3-2 kundër Juventusit.
Ndeshjen e radhës londinezët e zhvillojnë kundër Manchester Unitedit në Shanghai.

Por para kësaj, tre lojtarë të Tottenhamit u futën në aksion kundër 100 fëmijëve kinezë.
Harry Kane, Erik Lamela dhe Dele Alli u ndeshën kundër 100 fëmijëve në një ndeshje interesante.
Ajo që ndodhi pastaj është thjesht qesharake – një eksperiencë që këta fëmijë nuk do ta harrojnë kurrë.
Veçanërisht një fëmijë, i cili shënoi nga rivënia këndore për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Pastaj 100 fëmijët dhuruan një paraqitje brilante në defanzivë, derisa takimi përfundoi me rezultat 1-1.
Shikoni përmbledhjen më poshtë. /Periskopi.com/
HIGHLIGHTS | AIA 100 v Spurs
?? ? Extended highlights and post-match reaction from our second pre-season game as @HKane, @dele_official & @ErikLamela took on #AIA100 in Shanghai. ??
#AIA100 ⚪️ #SpursTour2019 pic.twitter.com/mPrxX8samZ— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 24, 2019












