Hajduk Split eleminohet nga EL pasi ndeshjen e parë e fitoi 2-0, fansat u futën në fushë për t’i sulmuar lojtarët

Hajduku i Splitit është tronditur në shtëpi duke humbur nga Gzira e Maltës në Ligën e Evropës. Klubi kroat ndeshjen e parë e kishte fituar në Maltë 2-0 avantazh, ndërsa para 20,000 tifozëve në shtëpi humbi 3-1 duke i kushtuar me eliminim, transmeton Periskopi. Për skuadran kroate luajnë edhe futbollistët shqitparë, si Ardian Ismajli dhe […]
Hajduku i Splitit është tronditur në shtëpi duke humbur nga Gzira e Maltës në Ligën e Evropës.
Klubi kroat ndeshjen e parë e kishte fituar në Maltë 2-0 avantazh, ndërsa para 20,000 tifozëve në shtëpi humbi 3-1 duke i kushtuar me eliminim, transmeton Periskopi.
Për skuadran kroate luajnë edhe futbollistët shqitparë, si Ardian Ismajli dhe Franceco Tahiraj.
Në këtë ndeshje Tahirja ishte nga minuta e parë, ndërsa mbrojtësi Ismajli nuk u aktivizua për asnjë minutë.
Pas ndeshjes, tifozët e pakënaqur u futën në fushë duke tentuar madje t’i sulmojnë edhe lojtarët, por gjithçka ishte vetëm verbale sepse konflikti fizik pamundësua nga rojet e sigurisë.
Shumë tifozë u futën në fushë dhe vetëm vrapuan, duke mos pasur rastin të ofrohen.
Kanë qenë rreth 50 tifozë që nga tribuna e veriut pasi rënies së bilbilit të fundit e kanë kaluar gardhin dhe kanë vrapuar drejt fushës. /Periskopi.com/












