Gerrard i pamëshirshëm me Grezdën, ia tregon derën: Është më mirë të gjejë skuadër të re

Futbollisti kuqezi Eros Grezda do të largohet nga skuadra e madhe skoceze, Rangers pas vetëm një viti. Këtë gjë e ka konfirmuar vet trajneri i skocezëve, legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard. Gerrard ka thënë se Grezda erdhi i lënduar te skuadra dhe kjo e pengoi atë të përparojë, transmeton Periskopi. “Është një situatë frustuese. Ai […]
Futbollisti kuqezi Eros Grezda do të largohet nga skuadra e madhe skoceze, Rangers pas vetëm një viti. Këtë gjë e ka konfirmuar vet trajneri i skocezëve, legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Gerrard ka thënë se Grezda erdhi i lënduar te skuadra dhe kjo e pengoi atë të përparojë, transmeton Periskopi.
“Është një situatë frustuese. Ai erdhi i lënduar dhe nuk mundi të përparojë. Në këtë kohë është shumë më mirë për të kërkojë një skuadër të re”, ka thënë Gerrard duke mos mohuar cilësitë e lojtarit.
“Nuk kam asnjë dyshim në cilësitë e këtij lojtari. Ai është shumë i mirë por në këtë kohë është shumë më mirë të gjejë një klub tjetër”, ka përfunduar Gerrard.
Grezda te Rangers në Skoci kaloi nga kampionati kroat, Lokomotiva për një shumë prej 2 milionë eurove, por që nuk mundi ta gjejë vetën. /Periskopi.com/












