Frikë nga rikthimi i diktaturës: Vdes presidenti i parë demokratik i Tunizisë

Frikë e madhe për vakumin e pushtetit është krijuar në Tunizi pas vdekjes së presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Tunizi ka vdekur në moshën 92 vjeçare, duke ringjallur frikën për vakuum pushteti para zgjedhjeve të nëntorit. Beji Caid Essebsi, që ishte çuar në […]
Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Tunizi ka vdekur në moshën 92 vjeçare, duke ringjallur frikën për vakuum pushteti para zgjedhjeve të nëntorit.
Beji Caid Essebsi, që ishte çuar në spital pas sëmundjes serioze në fund të muajit qershor, mori edhe kujdes intenziv shëndetësor që nga mëngjesi i sotëm pasi iu përkeq gjendja. Vdekja e tij u njoftua nga zyrtarët e lartë tunizian, bën të ditur Guardian, përkthen Periskopi.
Essebsi, që ishte kreu i dytë më i moçëm i shtetit pas Mbretëreshës Elizabeta II, u duk shumë i zbehtë në një video që e kishte lëshuar zyra e tij të hënën, gjatë një takimi në ministrinë e mbrojtjes.
Politikanët dhe përdoruesit e mediave sociale kanë bërë thirrje për transparencë më të madhe mbi shëndetin e presidentit që prej shtrimit të tij në spital, dhe është ndjellur frikë e madhe për stabilitetin e vendit.
Essebsi erdhi në pushtet në vitin 2014, tri vjet pasi shpërtheu pranvera arabe./Periskopi












