Fillojnë hetimet për transferimin e Griezmannit te Barcelona

Fillojnë hetimet për transferimin e Griezmannit te Barcelona

Një javë më parë, Antoine Griezmann pagoi tek Atletico Madrid klauzolën e tij prej 120 milionë euro, përpara se Barcelona të njoftonte nënshkrimin e kontratës me francezin për 5 vitet e ardhshme dhe me një klauzolë të frikshme të fiksuar në shumën e 800 milionë euro. Por kjo rezultoi të ishte çështja e bujshme që […]

Një javë më parë, Antoine Griezmann pagoi tek Atletico Madrid klauzolën e tij prej 120 milionë euro, përpara se Barcelona të njoftonte nënshkrimin e kontratës me francezin për 5 vitet e ardhshme dhe me një klauzolë të frikshme të fiksuar në shumën e 800 milionë euro. Por kjo rezultoi të ishte çështja e bujshme që shoqëroi transferimin e Griezmannit te katalanasit.

Bomba e vërtetë në këtë kulm të afatit kalimtar në Spanjë është hetimi që Federata spanjolle ka nisur ndaj Barcelonës, për shkak të denoncimit të kryer nga drejtuesit e klubit të Atletico Madridit, transmeton Periskopi.

Këta të fundit akuzojnë “blaugranat” se janë dakorduar me futbollistin francez përpara se të njoftonin dhe të arrinin akordin me vetë klubin.

“Lusport” raporton se RFEF ka çelur tashmë zyrtarisht dosjen për hetimin e transferimit të Griezmannit te Barcelona, për të konfirmuar nëse katalanasit kanë shkelur ose jo rregulloren e federatës, specifikisht nenin 143 të saj që përcakton: “klubi i interesuar për të përvetësuar një futbollist profesionist duhet të njoftojë dhe komunikojë me shkrim interesimin e tij te klubi që zotëron lojtarin, përpara se të nisë negociatat me vetë futbollistin”.

Pikërisht me pretendimin dhe akuzën se Barcelona nuk ka respektuar detyrimin e përcaktuar në nenin 143 të rregullores së federatës spanjolle, drejtuesit e klubit të Atletico Madrid pretendojnë të përfitojë 80 milionë euro të tjera nga katalanasit për transferimin e Griezmannit, çka do ta çonte në plot 200 milionë euro koston totale të transaksionit. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova