Feronikeli pavarësisht humbjes kthehet kryelartë në Kosovë – ka shënuar golin e vlefshëm si mysafir

Feronikeli është mposhtur me rezultat 2-1 si mysafir i Slovan Bratislavës në kuadër të kualifikimeve për në Europa League. Ishte një nga ato ndeshjet ku “Nikli” tregoi karakter dhe nuk u demoralizua pavarësisht disavantazhit 2-0 dhe thirrjeve të vazhdueshme raciste nga fansat vendës, transmeton Periskopi. Fillimisht për Bratislavën shënoi Nono në minutën e nëntë, para […]
Feronikeli është mposhtur me rezultat 2-1 si mysafir i Slovan Bratislavës në kuadër të kualifikimeve për në Europa League.
Ishte një nga ato ndeshjet ku “Nikli” tregoi karakter dhe nuk u demoralizua pavarësisht disavantazhit 2-0 dhe thirrjeve të vazhdueshme raciste nga fansat vendës, transmeton Periskopi.
Fillimisht për Bratislavën shënoi Nono në minutën e nëntë, para se Sporar të realizonte në pjesën e dytë për 2-0 nga penalltia – saktësisht në minutën e 61-të.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit e kërkuan golin në vazhdim dhe e arritën atë me anë të Mendurim Hotit, i cili e nguliti topin në rrjetë pas një krosimi në zonë.
Pavarësisht humbjes, gjasat janë të mëdha që Feronikeli të vazhdojë tutje falë golit si mysafir, derisa pas një jave zhvillohet takimi i kthimit në Prishtinë. /Periskopi.com/












