Federata Botërore e Xhudos vendosë t’i ndërtojë statujë Majlindës – reagon KOK

Lajmi i madh se Majlinda Kelmendi do të bëhet me statujë është mirëpritur nga gjithë adhuruesit sportit në Kosovë, duke e cilësuar si një hap shumë të madh që ka marrë presidenti Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer “Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi do të bëhet me statujë. Për këtë ka vendosur presidenti i Federatës Botërore […]
Lajmi i madh se Majlinda Kelmendi do të bëhet me statujë është mirëpritur nga gjithë adhuruesit sportit në Kosovë, duke e cilësuar si një hap shumë të madh që ka marrë presidenti Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer
“Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi do të bëhet me statujë. Për këtë ka vendosur presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer, transmeton Periskopi.
Sipas trajnerit Driton Kuka, Vizer do të angazhojë artistët më të njohur në botë për të punuar statujën e bronztë për heroinën tonë.
Shpenzimet do t’i mbulojë Federata Botërore e Xhudos.
“Komiteti Olimpik i Kosovës e mirëpret dhe e mbështet vendimin e Federatës Botërore të Xhudos, duke e vlerësuar si hap tejet të qëlluar nga ana e presidentit Vizer, i cili njihet si mik i madh i Kosovës”, shkruhet në reagimin e KOK-ut. /Periskopi.com/












