E vështirë ta përshkruajmë me fjalë këtë vrapim të jashtëzakonshëm të Aubameyangut kundër Bayernit

Arsenali mposhti Bayern Munichun 2-1 në ndeshjen e “International Champions Cup”, të mërkurën mbrëma. Klubi nga Premier League kaloi në epërsi pak pas fillimit të pjesës së dytë, transmeton Periskopi. Krosimi i Pierre-Emerick Aubameyangut u devijua nga Louis Poznanski dhe topi përfundoi në rrjetë. Bayerni barazoi me anë të Robert Lewandowskit, por Eddie Nketiah u […]
Arsenali mposhti Bayern Munichun 2-1 në ndeshjen e “International Champions Cup”, të mërkurën mbrëma.
Klubi nga Premier League kaloi në epërsi pak pas fillimit të pjesës së dytë, transmeton Periskopi.
Krosimi i Pierre-Emerick Aubameyangut u devijua nga Louis Poznanski dhe topi përfundoi në rrjetë.
Bayerni barazoi me anë të Robert Lewandowskit, por Eddie Nketiah u fut nga banka rezervë për t’ia dhuruar fitoren Arsenalit.

Aubameyang gjërësisht konsiderohet si një prej futbollistëve më të shpejtë në botë ndër vite.
Madje, ai vazhdimisht është vlerësuar si futbollisti më i shpejtë në video-lojën “FIFA”.
Gabonezi e humbi këtë etiketim në edicionin më të ri të lojës, “FIFA19”, por ai mund ta ketë rimarrë titullin pas sprintit kundër bavarezëve.
30-vjeçari e nuhati mundësinë për kundërsulm nga një rivënie këndore në dëm të skuadrës së tij, dhe filloi vrapin.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
“Try catch him if you can, Pierre-Emerick Aubameyang.” ? pic.twitter.com/E4xvjUOcpq
— Pádraig (@afcpadraig) July 18, 2019












