E konfirmon Valoni, nga 1 gushti gati për aksion

E konfirmon Valoni, nga 1 gushti gati për aksion

Valon Berisha ka lënë pas dëmtimin dhe pritet të bashkohet shumë shpejt me Lacion. Mesfushori i Kombëtares kosovare në një intervistë për “RTV Dukagjini”, është shprehur se do të nis stërvitjen më datë 1 gusht. Gjithashtu Berisha tregoi dhe raportet me lojtarët e tjerë shqiptarë të Lacios si dhe foli për Kombëtaren kosovare. “Kam qenë […]

Mesfushori i Kombëtares kosovare në një intervistë për “RTV Dukagjini”, është shprehur se do të nis stërvitjen më datë 1 gusht. Gjithashtu Berisha tregoi dhe raportet me lojtarët e tjerë shqiptarë të Lacios si dhe foli për Kombëtaren kosovare.

“Kam qenë për dy muaj në Austri, ku kam kaluar për mrekulli. Atje isha për shkak të rikuperimit nga lëndimi, derisa mjekët më kanë siguruar se çdo gjë po shkon në rrugën e duhur”.

“Nga 1 gushti do t’i bashkohem skuadrës dhe do të jem 100 për qind i gatshëm. Fillimi te Lazio ka qenë i vështirë, pasi ju duhet ta tregoni vetën. Kam raporte të mira me trajnerin dhe bashkëlojtarët, që më kanë pritur mirë”.

Raportet me shqiptarët e Lazios? “Jemi një grup i mirë. Strakosha ka pesë vite që është aty, ka qenë një përkrahje e mirë për mua, pasi kemi kontaktuar para se të shkoja te Lazio. Natyrisht edhe prezenca e Iglit Tares në klub ka qenë një ndihmesë e madhe për mua, pasi me të jam takuar para se ta përfundoja kalimin”.

Kombëtarja? “Me Bullgarinë është dashur të fitojmë, pasi përballjet si vendas të ofrojnë më shumë mundësinë që të marrësh pikë, ndërsa ndeshjet si mysafir janë më të vështira. Mendoj se kemi një shans të mirë që të përfundojmë në vendin e dytë në grup. Anglia është shumë e fortë, por edhe ne jemi të mirë dhe jemi duke shkuar rrugës së duhur. Jemi një ekip i bashkuar dhe mendoj se kjo është gjëja kryesore se përse mund të shpresojmë në suksesin tonë”, përfundoi Berisha.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova