Diego Costa e shkatërron i vetëm Real Madridin – ia shënon katër gola dhe ia shqelmon lojtarët

Real Madridi pësoi një prej humbjeve më të rënda ndër vite të premten mbrëma, pasi u mposht 7-3 nga Atletico Madridi në Nju Xhersi. Mund të ketë qenë vetëm miqësore, por mënyra e humbjes prapë duhet ta ketë lënduar Zinedine Zidanen dhe lojtarët e tij. Diego Costa shënoi plot katër gola, me spanjollin që rrëmbeu […]
Real Madridi pësoi një prej humbjeve më të rënda ndër vite të premten mbrëma, pasi u mposht 7-3 nga Atletico Madridi në Nju Xhersi.
Mund të ketë qenë vetëm miqësore, por mënyra e humbjes prapë duhet ta ketë lënduar Zinedine Zidanen dhe lojtarët e tij.
Diego Costa shënoi plot katër gola, me spanjollin që rrëmbeu vëmendjen për arsyet e duhura dhe të gabuara në të njejtën kohë.
Ish-ylli i Chelseat kaloi nëpër një edicion të dobët fushatën e kaluar – duke shënuar vetëm katër gola në 19 paraqitje – por arriti të shënojë të njejtin numër golash brenda më pak se një ore në miqësoren e mbrëmshme.
Shikoni golat e tij më poshtë.
Miss any of @atletienglish’s five first-half goals against @realmadriden?
We got you covered with this nice compilation: pic.twitter.com/AkPVM1UBbJ
— International Champions Cup (@IntChampionsCup) July 27, 2019
FT
Atletico Madrid 7 Real Madrid 3
✍️ Scores 4 goals against Real Madrid.
✍️Gets sent off as he is red carded .This man Diego Costa, never change ?
— CYMOH ™?? ❁ (@ProfCymOhAFC) July 27, 2019
Megjithatë, në minutën e 65-të ai u ndëshkua me të kuq direkt, pasi nxiti një përleshje ku u përfshin lojtarët e të dy skuadrave.
Dani Carvajal gjithashtu u përjashtua për rolin që pati në kacafytje.
Can we have every El Derbi Madrileño in the United States?
Incredible from Diego Costa. Scores four against Real Madrid, then gets a red card for Atletico Madrid. Dani Carvajal sees red for Los Blancos. pic.twitter.com/4GmDS1kvw9
— LaLiga Burro (@LaLigaBurro) July 27, 2019
We all know how Real plays when they are getting beaten. pic.twitter.com/eLmKRpOYDz
— FreeAgent10 (@Agent10Free) July 27, 2019
Përveç Costas, për Atleticon realizuan edhe transferimi i verës Joao Felix, Angel Correa dhe Vitolo, derisa për Real Madridin shënuan Nacho, Karim Benzema dhe Javier Hernandez Carrera.
Më poshtë, përmbledhja e plotë e ndeshjes. /Periskopi.com/












