Chelsea e fiton miqësoren kundër Barcelonës

Chelsea e ka fituar miqësoren përgatitore kundër Barcelonës. Skuadra e Frank Lampard ka mposhtur 1-2 Barcelonën në testin përgatitor në Japoni. Pas një gabimi të Sergio Busquets, Tammy Abraham arriti të ndëshkonte Barcelonën, për t’i dhuruar epërsinë e parë Chelsea në minutën e 34’. Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe golin e dytë, kur […]
Chelsea e ka fituar miqësoren përgatitore kundër Barcelonës.
Skuadra e Frank Lampard ka mposhtur 1-2 Barcelonën në testin përgatitor në Japoni.
Pas një gabimi të Sergio Busquets, Tammy Abraham arriti të ndëshkonte Barcelonën, për t’i dhuruar epërsinë e parë Chelsea në minutën e 34’.
Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe golin e dytë, kur në minutën e 81’ shënoi mesfushori Ross Barkley.
Krejt në fund të ndeshjes, Barcelona ngushtoi epërsinë, kur shënoi mesfushori Ivan Rakitic.
Ndeshja e radhës e Chelseas është kundër Reading, kundër Barcelona takohet me Vissel Kobe, pjesë e së cilës skuadër është Andres Iniesta.












