Burri i Vjosa Osmanit reagon pas raportimeve se u gradua me shkelje në diplomaci

Burri i Vjosa Osmanit reagon pas raportimeve se u gradua me shkelje në diplomaci

Pas raportimit se burri i deputetes së LDK’së Vjosa Osamit, Prindon Sadriu është graduar në një pozitë diplomatike për së dyti duke e shkelur ligjin, ka reaguar vetë Sadriu duke e quajtur lajmin si të pavërtetë. “Është për keqardhje plasimi i dezinformatave (Fake Neës) nga disa portale me kredibilitet të dyshuar. Përdorimi i shpifjeve si mjet […]

Pas raportimit se burri i deputetes së LDK’së Vjosa Osamit, Prindon Sadriu është graduar në një pozitë diplomatike për së dyti duke e shkelur ligjin, ka reaguar vetë Sadriu duke e quajtur lajmin si të pavërtetë.

“Është për keqardhje plasimi i dezinformatave (Fake Neës) nga disa portale me kredibilitet të dyshuar. Përdorimi i shpifjeve si mjet i parapolitkës, për arritje të qëllimeve politike bie në kundërshti me secilin standard të etikës. Gradim im është në përputhje të plotë me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm (03L-122). Çka mbetet joligjore megjithatë, është mohimi për t’u graduar — si e drejtë ligjore — që më është bërë nga titullarët e Ministrisë së Jashtme nga viti 2008 deri më 2016”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Klan Kosova kishte siguruar një dokument që rreth shkeljes që kishte bërë ai.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të tij:

REAGIM NDAJ SHPIFJES 1

Është për keqardhje plasimi i dezinformatave (Fake Neës) nga disa portale me kredibilitet të dyshuar. Përdorimi i shpifjeve si mjet i parapolitkës, për arritje të qëllimeve politike bie në kundërshti me secilin standard të etikës. Gradim im është në përputhje të plotë me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm (03L-122). Çka mbetet joligjore megjithatë, është mohimi për t’u graduar — si e drejtë ligjore — që më është bërë nga titullarët e Ministrisë së Jashtme nga viti 2008 deri më 2016.
Si fillim, e drejta për gradim specifikohet në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Në përputhje me Ligjin në fjalë, Drejtori i Përgjithshëm i MPJ-së ka dhënë Rekomandim decidiv për gradim dhe shërbim jashtë vendit. Ky Rekomandim është bërë fillimisht më datë 19 prill 2010 (shih të bashkangjitur shkresën MPJ-ZSP 106/2010) dhe më pas më datë 03 mars 2019 (shih shkresë e bashkangjitur). Krahas saj, dhe në përputhje me Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm është bërë edhe vlerësimi pozitiv i punës nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm me nota maksimale. Për më shumë, në shkresën e dërguar nga Kryetari i Komisionit për Grada dhe Disiplinë të MPJ-së Ministrit të Punëve të Jashtme, datë 30.04.2019 jepet rekomandim nga ky autoritet për ngritje me një gradë Diplomatike, në përputhje me Rekomandimin e Drejtorit të Përgjithshëm të dates 03.03.2019. Prandaj, procesi i gradimit dhe rrjedhimisht rotacionit, edhe pse shumë i vonuar në rastin tim, është në përputhje të plotë me Ligjin. Bazuar në këto të dhëna, pra në Rekomandimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Kryetarit të Komisionit për Grada dhe Disiplinë dhe vlerësimin pozitiv të punës, më datë 15 korrik 2019, Ministri i Jashtëm ka nxjerrë Vendimin për gradimin tim dhe dërgimin në mision si pjesë e planit të rotacionit për anëtarët e shërbimit të jashtëm. Ministri ka ushtruar diskrecionin e tij bazuar në rekomandimet e mësipërme dhe Nenin 22 të Ligjit 03/L-122.

Për sqarim të mëtutjeshëm të opinionit, më duhet të theksoj se deri te ky Vendim, mbetem diplomati i vetëm, më senior në Ministri i cili asnjëherë NUK është caktuar nga asnjë Ministër për të shërbyer me mandat të plotë jashtë vendit, në kundërshtim të plotë me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm, Nenin 9 dhe 14.3 dhe parimin e rotacionit të diplomatëve. Gjithashtu, në kundërshtim me Ligjin, më ështe mohuar e drejta në gradim dhe avancim nga viti 2008-2016 pas asnjë arsyetim të vetëm. Kjo sepse në takim e parë të Komisionit për Grada dhe Disiplinë në historinë e Ministrisë, të mbajtur më datë 19 prill 2010 numër reference MPJ-ZSP 106/2010, ky Komision ka vendosur PËR të drejtën time për t’u graduar. Bazuar në përmbushjen e gjitha kritereve ligjore, megjithatë, pa asnje arsye, Ministri i Punëve të Jashtme i asaj kohe dhe gjithë ministrat pasues deri në vitin 2016 NUK më kanë graduar e as avancuar duke vepruar në kundërshtim me Ligjin dhe në kundërshtim me Vendimin e Komisionit për Grada dhe Disiplinë. Për më shumë, duke mbajtur çështjen e gradimit tim pezull, këta ministra më kanë mohur edhe të drejtën për ushtrim të Ankesës për mosdhënie të gradës si e drejtë ligjore, në shkelje të nenit 16 të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm.

Jam krenar që i takoj gjeneratës së parë të diplomatëve të karrierës në Kosovë, edhe pse përvoja ime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë daton shumë para themelimit të MPJ-së, respektivisht nga viti 2005 kur kam punuar në Kogresin Amerikan, respektivisht Domën e Përfaqësuesve dhe Komisionin për Punë të Jashtme, duke vazhduar me pas me angazhimin tim si Këshilltar për Marrëdhënie të Jashtme në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2007-2008. Gjithashtu ndihem krenarë që si staf civil dhe diplomat karriere me përkushtim kam punuar në themelimin dhe ngritjen e Shërbimit të Jashtëm nga viti 2008 dhe deri tani kam qenë mbikqyrës i drejtpërdrejtë i së paku 5 ambasadorëve të karrierës dhe shefave të misioneve diplomatike dhe po aq zëvendësambasadorëve. Brenda përvojës 11 vjeqare në MPJ kam mbuluar fushat kryesore të hartimit të politikës së jashtme, atë të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa gjithshtu për një kohë të gjatë kam mbuluar edhe marrëdhëniet shumëpalëshe dhe cështjet e sigurisë në kohën kur Kosova ka arritur sukseset më të mëdha në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare. Për dallim nga disa të cilët kanë arritur në pozitën e Ambasadorit brenda 2-3 viteve (disa edhe brenda natës), unë edhe pas 14 viteve përvoje pune profesionale dhe menaxheriale, padrejtësisht nuk kam arritur t’a mbajë gradën e ambasadorit. Avancimit tim meritor nuk i kanë ndihmuar as studimet Bachelor, dy Mastera dhe studimet e doktoratës – që të gjitha jashtë Kosovës dhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Unë dhe familja ime jemi paralajmëruar që gjatë kësaj periudhe do të ketë shpifje të tilla të ulëta me qëllim të denigrimit të punës dhe integritetit tonë. Megjithatë, po e publikoj këtë reagim për hir të opinionit publik edhe pse tashmë është e qartë se me çfarë tendence po dalin këto shpifje pikërisht në këtë periudhë.

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike