Blerim Latifi pas dorëheqjes së Haradinajt tregon se çfarë fushate zgjedhore do të bëhet në Kosovë

Ligjëruesi i filozofisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen. Ai thotë se fjala më e përdorur në fushatë do të jetë “Serbia”, ndërkohë që “ekonomia do të lihet pas dore”. Nuk […]
Ligjëruesi i filozofisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen.
Ai thotë se fjala më e përdorur në fushatë do të jetë “Serbia”, ndërkohë që “ekonomia do të lihet pas dore”.
Nuk dihet nëse një mesazh i tillë vjen si referencë për partitë e tjera politike apo konkretisht për PDK-në, të cilën e udhëheq Kadri Veseli, e të cilit Latifi i shërben si këshilltar.
Ai më tej parashikon një luftë politike të partive pikërisht në atë se kush e ka luftuar më shumë Serbinë. Ndërkohë që qytetarët e vendit do të mbijetojnë si të munden.
Ky është statusi i plotë i z.Latifi në Facebook:
Për fatin e keq, në zgjedhjet që po vijnë, Serbia do të jetë fjala më e përdorur në fushatë.Një garë se kush është duke e luftuar më shumë Serbinë, gjatë kohës që jemi duke e luftuar njëri-tjetrin. Ekonomia do të lihet pas dere. Mbase në të ardhmen do të kemi kohë edhe për të. Deri atëherë qytetarëve u mbetet të mbijetojnë si të munden. Siç, në fakt, kanë bërë deri me sot!











