Behrami provokohet keq nga gazetari – i thotë në fytyrë se ka ikur nga lufta në Kosovë, ja si përgjigjet ai

Një intervistë vërtet interesante është ajo që Valon Behrami ka dhënë së fundmi për mediet zvicerane. Tashmë dihet se mesfushori kosovar është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës në mesin e shumë polemikave, dhe intervista e tij e fundit vetëm sa do të nxitë edhe më shumë reagime, transmeton Periskopi. Në një intervistë për “24 heures.ch”, […]
Një intervistë vërtet interesante është ajo që Valon Behrami ka dhënë së fundmi për mediet zvicerane.
Tashmë dihet se mesfushori kosovar është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës në mesin e shumë polemikave, dhe intervista e tij e fundit vetëm sa do të nxitë edhe më shumë reagime, transmeton Periskopi.
Në një intervistë për “24 heures.ch”, Behrami ka thënë se nuk meritonte një fund të tillë, derisa për t’u veçuar është edhe pyetja e gazetarit i cili i tha se ai ka ikur nga lufta në Kosovë.
“Si për vazhdimësi, je gjithmonë si një luftëtar në fushën e lojës. Por ndërkohë ti ke ikur nga lufta e Kosovës. A nuk është kjo paksa paradoksale?” pyeti gazetari.

“Ky është stili im i lojës, unë jap gjithçka edhe nëse trupi im nuk është në gjendje të mirë. Edhe në 50 për qind tim unë jap gjithçka në rolin që kam,” u shpreh ai.
“Lufta e vërtetë është ajo që prindërit e mi, ikën. Isha 5 vjeç dhe i mbrojtur. Luftëtarët e vërtetë janë ata që e mposhtën atë moment. Pas luftës, futbolli do të lejonte t’i ndihmoja.
“Gjithkush kishte nevojë për para, u dhashë atyre që të rindërtoheshin. Kjo është më e rëndësishmja që e arrita falë futbollit.
“Ekziston një farë kompensimi. Ne jemi gjithmonë pak të huaj. Nuk e harrova historinë. Nëse e di nga kam ardhur, e di edhe sa shumë borxh i kam vendit që më priti dhe sakrificat që bënë prindërit. Normale, kam borxh karrierën time në Zvicër. Por ata që nuk kanë lindur këtu e kanë më të vështirë.
“Ne ishim 100 për qind zviceranë vetëm kur fitonim, jo kur humbnim. Në fakt nuk isha unë që ndryshoja, por sytë e njerëzve. Në fund ka një dëm moral, ndoshta meritoja një tjetër mbyllje me Zvicrën nga ajo që ndodhi dhe sesi u trajtova. Një zhgënjim njerëzor”, ka thënë Behrami. /Periskopi.com/












