Arrihet marrëveshja: Man United transferon lojtarin serb për 75 milionë euro si zëvendësues të Pogbas

Manchester United është në rrezik të humbjes së Paul Pogbas këtë verë. Francezi ka qenë shumë i lidhur me një largim nga “Old Trafford”, me Real Madridin dhe Juventusin që janë destinacionet potenciale të tij. Madje edhe vetë lojtari ka konfirmuar se dëshiron të largohet, duke thënë se është koha për një “sfidë të re”. […]
Francezi ka qenë shumë i lidhur me një largim nga “Old Trafford”, me Real Madridin dhe Juventusin që janë destinacionet potenciale të tij.
Madje edhe vetë lojtari ka konfirmuar se dëshiron të largohet, duke thënë se është koha për një “sfidë të re”.
Nëse largohet Pogba, Unitedit i duhet një zëvendësues i klasit botëror.

Sipas raporteve nga Italia, duket se “Djajtë e Kuq” mendojnë se e kanë gjetur zgjidhjen.
Sipas “La Reppublica”, gjiganti i Premier Leagues ka arritur marrëveshjen me Lazion për transferimin e mesfushorit serb Sergej Milinkovic-Savic.
Gazeta sugjeron se Madridi është i gatshëm të mbyll marrëveshjen për Pogban.
Kjo ka nxitur Unitedin të arrijë marrëveshje për 75 milionë euro plus bonuset për Milinkovic-Savic, derisa lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare.
Edhe pse transferimi do të kompletohet vetëm nëse Pogba kalon te Reali, fansat e Unitedit janë të ngazëllyer me ardhjen e serbit. /Periskopi.com/












