Armend Dallku pas pensionimit u kërkon falje bashkëlojtarëve që u ka bërtitur vazhdimisht

Armend Dallku sot konfirmoi lajmin e madh se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, duke bërë një sqarim të gjatë në faqen e Prishtinës në Facebook. Ai potencon se te Prishtina erdhi me pretendimin për ta fituar titullin, gjë që e ka nxitur atë shpesh të tregohet impulsiv me bashkëlojtarët. Dallku nga dëshira e […]
Armend Dallku sot konfirmoi lajmin e madh se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, duke bërë një sqarim të gjatë në faqen e Prishtinës në Facebook.
Ai potencon se te Prishtina erdhi me pretendimin për ta fituar titullin, gjë që e ka nxitur atë shpesh të tregohet impulsiv me bashkëlojtarët.
Dallku nga dëshira e madhe për të arritur qëllimin shpesh ka reaguar dhe ndaj bashkëlojtarëve të tij dhe atë me të vetmin qëllim që ta shtyjë skuadrën drejt suksesit.

“I falënderoj t’i gjithë bashkëlojtarët dhe Armendi u kërkon falje nëse ndonjëri ndonjëherë është prekur nga unë, e potencoj, gjithmonë qëllimi im ka qenë për të mirë, për t’u përmirësuar që të mësohen me atë profesionalizmin sportiv e që besoj shumë se gjithmonë e kam nisur dhe dëshmuar nga vetja ime, si në trening, qasje të punës dhe angazhim,” ka thënë fillimisht ai.
“Thjesht, unë edhe sot e kam moto, nga momenti i zgjimit nga gjumi kam kërkuar maksimumin e ditës, ta shfrytëzosh ditën dhe mos ta humbësh kot.
“Gjithmonë jam nisur nga vetja që në momentin e nisjes në stërvitje duke e demonstruar personalisht, sepse tjetër gjë është të bërtasësh e në anën tjetër mos të bësh asgjë. Besoj se me veprat e mia në fushë e kam dëshmuar se kam dhënë maksimumin. Sidomos besoj me performancën e tre viteve kemi dëshmuar se kemi qenë mbrojtja më e mirë në Superligë duke pësuar bindshëm më së pakti gola”, ka thënë Armend Dallku. /Periskopi.com/












