Ajo që do të ndodh me Superligën edicionin e ardhshëm nënvizon kualitetin katastrofal të futbollit kosovar

Ajo që do të ndodh me Superligën edicionin e ardhshëm nënvizon kualitetin katastrofal të futbollit kosovar

Tashmë dihet se nga edicioni i ardhshëm Superliga e Kosovës do të ketë vetëm 10 skuadra, pasi u mor vendimi që të hiqen dy nga 12 sa kanë qenë deri tani. Kjo nënkupton se edicionin e ardhshëm do të bien nga liga plot katër skuadra, derisa do të inkuadrohen vetëm dy, shkruan Periskopi. Ky vendim […]

Tashmë dihet se nga edicioni i ardhshëm Superliga e Kosovës do të ketë vetëm 10 skuadra, pasi u mor vendimi që të hiqen dy nga 12 sa kanë qenë deri tani.

Kjo nënkupton se edicionin e ardhshëm do të bien nga liga plot katër skuadra, derisa do të inkuadrohen vetëm dy, shkruan Periskopi.

Ky vendim i Federatës së Kosovës në futboll qartazi erdhi si tentativë dëshpëruese për ta ngritur kualitetin dhe kompetitivitetin pas një edicioni që u përshkua me paraqitje tejet të dobëta të skuadrave nga pjesa e poshtme e tabelës.

Liria dhe KEK-u ishin skuadrat që ranë nga elita e futbollit këtë fushatë, me këtë të fundit që kaloi nëpër sezonin më të dobët që kemi parë ndonjëherë në futbollin kosovar.

Related image

KEK-u grumbulloi vetëm një pikë nga 33 ndeshje, duke regjistruar një golaverazh katastrofal prej 105 golave të pranuar e vetëm 24 të shënuar.

Më keq se kaq vështirë se do të shkonte edhe nëse Redaksia e sportit të Periskopit do të formonte një skuadër me gazetarët që ka aktualisht në dispozicion.

Sigurisht këta numra horror të KEK-ut duhet të kenë luajtur rol të madh në vendimin e Federatës për ta shkurtuar numrin e skuadrave pjesmarrëse.

Megjithatë, nuk dihet si mund të shkojnë gjërat me 10 skuadra, derisa mund të shtohet gara për titull, por gjërat mund të marrin kthesa befasuese javë pas jave.

Image result for kek-u 2019

Kjo pasi vetëm tri pikë mund të bëjnë diferencën dhe në një moment mund të jeni duke luftuar për titull, ndërsa javën tjetër mund të bini në zonën e rrezikshme.

I pyetur nga Redaksia e Periskopit në lidhje me këtë ndryshim, gazetari Andin Lokaj pati një koment interesant për të dhënë.

“Klubet e Superligës punës ja kanë nisë, dikush ma herët e dikush ma vonë. Përforcime do të marrin krejt, por ato klube të cilat mendojnë që do të futen si amerikanët në luftën e Vietnamit në edicionin e ri, papa e kanë në fund”. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova