Ajo që bëri Zidane pas humbjes së tmerrshme nga Atletico dëshmon sa i frustruar ishte ai me lojtarët

Ndeshjet parasezonale janë, shumicën e kohës, sa për formalitet dhe me tempo jo shumë të lartë. Mirëpo, gjërat ishin ndryshe në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit të premten në Nju Jork, transmeton Periskopi. Ndeshja përfundoi me një fitore të lartë 7-3 të Atleticos, derisa Diego Costa vodhi spektaklin me katër gola të shënuar, […]
Ndeshjet parasezonale janë, shumicën e kohës, sa për formalitet dhe me tempo jo shumë të lartë.
Mirëpo, gjërat ishin ndryshe në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit të premten në Nju Jork, transmeton Periskopi.
Ndeshja përfundoi me një fitore të lartë 7-3 të Atleticos, derisa Diego Costa vodhi spektaklin me katër gola të shënuar, derisa edhe u përjashtua me karton të kuq.

Në fakt, Atletico udhëhoqi 5-0 pas pjesës së parë falë hat-trickut nga Costa dhe nga një gol nga Joao Felix dhe Angel Correa.
Epilogu final i ndeshjes ishte 7-3 dhe kjo thjesht e irritoi Zinedine Zidanen.
Sipas “AS”, tekniku francez ishte aq i frustruar sa që nuk shkoi fare në zhveshtore për t’i parë lojtarët.
Ai shkoi nga fusha direkt në zyrën e shtypit dhe pastaj në autobusin e skuadrës. /Periskopi.com/












