Agim Veliu porosi Albin Kurtit: Fol veç për partinë tënde

Agim Veliu porosi Albin Kurtit: Fol veç për partinë tënde

Agim Veliu po flet me përçmim për kërkesën e Albin Kurtit për një bashkëpunim VV-LDK. Kryetari i Podujevës që mund të ngjitet në krye të LDK-së i ka kërkuar Kurtit të flasë veç për VV-në e jo për partitë tjera. Duket se Agim Veliu nuk i ka harruar gjuajtjet me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes […]

Duket se Agim Veliu nuk i ka harruar gjuajtjet me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes në drejtim të tij e as gjuajtjen e molotovit në shtëpinë e Isa Mustafës.

Veliu i cili mund të bëhet kryetar i LDK-së më 3 gusht, po i përgjigjet ashpër VV-së, konkretisht Albin Kurtit, kur ky i fundit po kërkon t’i bashkojnë forcat në zgjedhjet e reja.

Nënkryetari i LDK’së tha se të gjitha idetë LDK-ja i diskuton në organet e saja e jo dikush tjetër.

“Albin Kurti ka të drejtë me folë veç për partinë e vet jo për LDK-në”, tha Veliu kur u pyet se a do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Kurtit që të bëhen bashkë për të shkuar në zgjedhje.

Ai tha se të gjitha idetë diskutohen brenda LDK-së, e jo dikush të flasë në emër të partisë.

“Gjitha idetë që i ka LDK-ja i diskuton në organet e saja, jo dikush me folë në emër të LDK-së”, tha shkurtë Veliu për Express.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, u ka bërë thirrje Isa Mustafës dhe LDK’së që të bëhen bashkë për të shkuar në zgjedhje. Ka thënë se bashkimi në një subjekt do të sillte një fitore të madhe edhe për Kosovën. Këtë e tha dje në një konferencë për media kur është pyetur edhe për një marrëveshje të mundshme me LDK’në para se të shkohet në zgjedhje.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me LDK-në. Jemi të interesuar ta krijojmë paraprakisht një subjekt qe e kthen shpresën në Kosovë dhe formon një efekt sinergjik që edhe dalja të jetë masive dhe jo vetëm një fitore e madhe”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV’së ka thënë se posa të përfundojnë zgjedhjet në LDK do të ketë hapa konkret drejt një marrëveshje politike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në fillim të gushtit e përfundon procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe do të ndërmarrën hapat tjerë”, ka thënë Kurti.

Më 2014, Lutfi Haziri kishte përdorë gjuhë edhe më të ashpër ndaj Albin Kurtit, të cilin e pati quajtur hajn të pulave.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti ishin takuar kohëve të fundit. Por, s’kishin dhënë shenja se mund të bëheshin bashkë para zgjedhjeve.

LDK vazhdimisht ka thënë se s’heq dorë nga pozita e Kryeministrit në çfarëdo koalicioni, qoftë edhe parazgjedhor.

Isa Mustafa, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje për të dalë një Qeveri kredibile.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten, dy muaj pa i mbushur dy vjet të Qeverisë së ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.

Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Presidenti pritet që gjatë ditëve në vijim t’i thërrasë partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

 

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit