Ademi: Nuk lejojmë që ekipet serbe të luajnë ndeshje në Kosovë

Ademi: Nuk lejojmë që ekipet serbe të luajnë ndeshje në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet FFK-së, MPB-së dhe Policisë për sigurinë në stadiumet e futbollit para fillimit të kampionatit të ri. Me këtë rast krerët e FFK-së shpjeguan para ministrit çështjet […]

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet FFK-së, MPB-së dhe Policisë për sigurinë në stadiumet e futbollit para fillimit të kampionatit të ri.

Me këtë rast krerët e FFK-së shpjeguan para ministrit çështjet e organizimit sa më të mirë për fillimin e garave dhe për nevojën e asistimit të policisë në ndeshjet e kampionatit dhe ndeshjet ndërkombëtare të kombëtares sonë.

Ademi lavdëroi punën e policisë në raport me futbollin si dhe falënderoj sektorin e policisë që merret me çështjen e sigurimit në ndeshjet e futbollit.

Me theks të veçantë u bisedua edhe për ndeshjet e një klubi serb të Mitrovicës së Veriut, që ka paralajmëruar gara të rregullta në kuadër të ligës së Serbisë.

Kreu i Federatës së Futbollit u shpreh kategorik që nuk lejohet as me aktet normative të FFK-së e as me rregullat e UEFA-s që një shtet tjetër apo federatë e shtetit fqinj të organizojë gara kampionale në shtetin tjetër.

Po ashtu krerët e FFK-së kërkuan nga ministri që të ushtrojë ndikimin e tij dhe mos të lejojë që të shkelen këto rregulla.

Ata u dakorduan që të bëjnë veprime të përbashkëta rreth kësaj çështje dhe të parandalojnë këtë dukuri të dëmshme dhe të papranueshme si për FFK-në ashtu edhe për vet shtetin.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova