20 vjeçari që mund të bëj gjithçka: Ky është fituesi i ardhshëm i 10 topave të Artë (Video)

Emrin e ka Kai ndërsa mbiemrin Havertz. Është i lindur në Aachen të Gjermanisë më 11 qershor 1999, në ditën e Çlirimit të Kosovës. Jo që ka domethënie, por një rastësi e bukur megjithatë. 20 vjeçari është i kërkuar nga të gjitha skuadrat e forta evropiane, me Liverpoolin e Kloppit që thuhet se është i […]
Emrin e ka Kai ndërsa mbiemrin Havertz. Është i lindur në Aachen të Gjermanisë më 11 qershor 1999, në ditën e Çlirimit të Kosovës. Jo që ka domethënie, por një rastësi e bukur megjithatë.
20 vjeçari është i kërkuar nga të gjitha skuadrat e forta evropiane, me Liverpoolin e Kloppit që thuhet se është i gatshëm të paguajë shumë para për yllin e ri gjerman.
Z.Havertz është lavdëruar edhe nga legjenda gjermane Lotthar Matthaus, i cili i ka propozuar që të kalojë te Bayern Munchen.
Ai aktualisht luan në Bundesliga për Bayer Leverkusenin. Dhe, statistikat e tij janë të frikshme. Në 88 ndeshje, duke qenë vetëm një mesfushor qendre, ka shënuar 24 gola në 88 ndeshje. Edhe po të ishte sulmues kjo do të ishte e frikshme, e lëre më vetëm mesfushor. Në Evropë ai ka shënuar 3 gola në 9 ndeshje. Edhe z.Frank Lampard që njihej për golat e tij nga mesfusha do ta kishte lakmi.
Por, mesfushori i gjatë 1.88 cm, duket i patrembur nga interesi i klubeve të mëdha dhe e ardhmja. Ai është paraqitur tri herë për Gjermaninë e të rriturve deri tash. Ndërkaq për të rinjtë e U19 ka luajtur 8 herë dhe ka shënuar 7 gola.
Një gjë është e sigurt, ky talent nuk mund të dështojë marrë parasysh që mund të bëj gjithçka – siç është përshkruar nga mediat gjermane. Edhe nëse i thyhet njëra këmbë, mund të luajë fare mirë me tjetrën.
Marrë parasysh të gjitha këto, gjermani shpejt mund të bëhet Messi dhe Ronaldo i mesfushës, dhe t’i fitojë po aq Topa të Artë sa kanë fituar të dy së bashku.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga golat e tij:












