Vazhdojnë mosmarrëveshjet SHBA-Turqi për raketat ruse

Vazhdojnë mosmarrëveshjet SHBA-Turqi për raketat ruse

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia nuk duket se bënë përparim të mërkurën drejt zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje të madhe rreth planeve të Ankarasë për të blerë një sistem rus të mbrojtjes ajrore, pak përpara livrimit të pritshëm të tij në korrik. Bisedimet u zhvilluan gjatë takimeve në selinë e NATO-s në Bruksel. Shtetet e Bashkuara […]

Bisedimet u zhvilluan gjatë takimeve në selinë e NATO-s në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara thonë se blerja e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 paraqet një kërcënim për blerjen e planifikuar nga Turqia të avionëve amerikanë Stealth F-35 të firmës Lockheed Martin.

Uashingtoni thotë se Ankaraja nuk mund t’i ketë të dyja dhe ka filluar procesin e heqjes së Turqisë nga programi i avionëve F-35, përfshirë ndërprerjen e trajnimit të pilotëve turq në Shtetet e Bashkuara për avionët e avancuar Stealth.

Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes në detyrë, paralajmëroi homologun e tij turk Hulusi Akar gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura se blerja e sistemit rus do të kishte gjithashtu një ndikim ekonomik, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA, duke aluduar për sanksione të pritshme nga SHBA.

“Sekretari ishte shumë i vendosur, edhe njëherë, se Turqia nuk mund t’i ketë të dyja, edhe S-400 edhe F-35. Dhe nëse ata pranojnë S-400 ata duhet të pranojnë pasojat jo vetëm për programin F-35 por edhe ato ekonomike.”

Blerja e pajisjeve ushtarake nga Rusia e lë Turqinë të zbuluar ndaj ndëshkimit nga SHBA, në bazë të një ligji të vitit 2017, i njohur si CAATSA.

Turqia ka hedhur poshtë shqetësimet e SHBA për sigurinë e avionëve F-35 dhe këmbëngul se nuk mund të largohet nga blerja e sistemit S-400. Oferta e SHBA për ta furnizuar Turqinë me raketa Patriot, prodhuar nga kompania amerikane Raytheon Co, nuk ka ndikuar mbi Ankaranë.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Ankarasë tashmë shtrihen përtej avionëve F-35 dhe përfshijnë strategjinë në Siri, sanksionet ndaj Iranit dhe çështje të tjera. /VoA

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja