Tre lojtarët që Man United dëshiron t’i transferojë pas Aaron Wan-Bissakas

Manchester United më në fund ka arritur marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin e mbrojtësit të majtë Aaron Wan-Bissaka. 21-vjeçari pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të kompletojë transferimin 55 milionësh në “Old Trafford”, transmeton Periskopi. Wan-Bissaka pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me një pagë javore prej afër 85,000 eurove. Sidoqoftë, United ia ka […]
21-vjeçari pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të kompletojë transferimin 55 milionësh në “Old Trafford”, transmeton Periskopi.
Wan-Bissaka pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me një pagë javore prej afër 85,000 eurove.

Sidoqoftë, United ia ka vënë syrin edhe tri transferimeve të tjera këtë afat kalimtar, sipas “Evening Standard”.
Dhe emri i parë është mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire.
I riu i Newcastle, Sean Longstaff është tjetri, ndërsa Bruno Fernandes i Sporting CP është i treti. /Periskopi.com/












