Trajneri i Prishtinës pas paraqitjes katastrofale: Fati nuk ishte me ne

Prishtina tregoi një paraqitje katastrofale në “Fadil Vokrri” kundër skuadrës amatore nga Gjibraltari, St Joseph’s, në kuadër të parakualifikimeve për Europa League, duke barazuar 1-1. Ishte një lojë jashtëzakonisht e dobët nga bardhekaltërit, që e bën të duket performancën poashtu zhgënjyese të Feronikelit mbrëmë si paraqitje e klasit botëror, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, pas takimit, tekniku […]
Prishtina tregoi një paraqitje katastrofale në “Fadil Vokrri” kundër skuadrës amatore nga Gjibraltari, St Joseph’s, në kuadër të parakualifikimeve për Europa League, duke barazuar 1-1.
Ishte një lojë jashtëzakonisht e dobët nga bardhekaltërit, që e bën të duket performancën poashtu zhgënjyese të Feronikelit mbrëmë si paraqitje e klasit botëror, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, pas takimit, tekniku i kryeqytetasve Mirel Josa tha se fati i mungoi skuadrës së tij, duke e pranuar se djelmoshat nuk luajtën mirë.
“Shpërdoruam shumë raste, fati nuk ishte me ne, kundërshtari luajti shumë në mbrojtje, nuk jam i kënaqur me lojën, duket të ishim më të qetë në pjesën e dytë, largimi i Shillovës na dëmtoi dhe na detyroi ta ndryshonim taktikën”, tha
Josa.Ballafaqimi i dytë zhvillohet të martën dhe aty do të vendoset se cila skuadër shkon tutje, atje ku e pret Rangers. /Periskopi.com/












