Trajneri i Derbyt jep një lajm jo shumë të këndshëm për Chelsean

Frank Lampardit i është dhënë leja për të biseduar me Chelsean për rolin e trajnerit, por presidenti i Derby Countyt, Mel Morris thotë se asgjë nuk ka përfunduar. Morris shpreson që Lampardi të mbetet në krye të ekipit të tij në edicionin e ardhshëm, por shprehet se është e pashmangshme që trajneri i tij të […]
Frank Lampardit i është dhënë leja për të biseduar me Chelsean për rolin e trajnerit, por presidenti i Derby Countyt, Mel Morris thotë se asgjë nuk ka përfunduar.
Morris shpreson që Lampardi të mbetet në krye të ekipit të tij në edicionin e ardhshëm, por shprehet se është e pashmangshme që trajneri i tij të emërohet në krye të Chelseat në ndonjë moment, transmeton Periskopi.

“Kur Franku u takua me mua për herë të parë, ne biseduam për këtë mundësi dhe edhe atëkohë ne e dinim se kjo gjë do të ndodhte në ndonjë fazë. Ne thjesht nuk e dinim se kur”, deklaroi Morris për “talkSPORT”.
“Ne biseduam për këtë dhe ne të dy menduam se kjo do të jetë më e largët, por le ta pranojmë, momentalisht ende nuk është punë e kryer. Le të jemi të hapur, unë po shpresoj që ky djalë të menaxhoj te ne në edicionin e ardhshëm”, shtoi ai.












