Tragjike: Mbytet migruesi me të bijën duke e kaluar kufirin (Foto)

Tragjike: Mbytet migruesi me të bijën duke e kaluar kufirin (Foto)

Realiteti i zymtë i krizës së migrantëve është kapur nga disa fotografi që shfaqin trupat e pajetë të një babai dhe vajzës së tij të mbytur në ujë pasi kishin provuar ta kalonin lumin Rio Grande për në Teksas. Fotografitë, të bëra gjatë ditës së hënë, shfaqin Oscar Alberto Martinez Ramirezin, 26 vjeçar, dhe vajzën […]

Realiteti i zymtë i krizës së migrantëve është kapur nga disa fotografi që shfaqin trupat e pajetë të një babai dhe vajzës së tij të mbytur në ujë pasi kishin provuar ta kalonin lumin Rio Grande për në Teksas.

Fotografitë, të bëra gjatë ditës së hënë, shfaqin Oscar Alberto Martinez Ramirezin, 26 vjeçar, dhe vajzën e tij Valerian, duke qëndruar me fytyrë kah lumi. Dora e fëmijës 23 muajshe shihet e varur për qafën e babait të saj, që tregonte se ajo po kapej pas tij në momentet finale, përcjell Periskopi nga The Guaradian.

Gazetat meksikane i krahasuan fotografitë me ato të vitit 2015 kur shihej një djalë i vogël nga Siria me emrin Alan Kurdi i mbytu në ishullin grek të Kosit.

Trupat e tyre u zbuluan në bregun e lumit afër Matamorosit në Meksiko, vetëm 1 kilometër nga ura ndërkombëtare.

Sipas Julia Le Duc, reportere për gazetën La Jornada, Martinez Ramirezi arriti në Matamoros të dielën, duke shpresuar që të merrte azil nga autoritetet amerikane bashkë me gruan e tij, Vanessa Avalosin, dhe vajzën e tyre.

Por, kur e kuptoi se do t’i duheshin javë të tëra për ta përmbyllur procesin e azilit, Martinezi vendosi ta kalonte kufirin duke notuar, tha Le Duc.

“Ai e kaloi kufirin me vajzën e vogël dhe e la atë në anën amerikane të kufirit. Më pas u kthye ta merrte gruan, por vajza e vogël ishte kthyer në ujë pas tij duke e ndjekur. Kur ai u kthye që ta shpëtonte, rryma detare i mori të dy,” i tha Le Duc, Guardian.

Si pjesë e politikave të Trumpit për migracionin, administrata e Donald Trump i ka bërë azil-kërkuesit meksikanë që të presin përgjigjen për azil në Meksikë – një proces që mund të zgjas me vite të tëra. Kësisoj, migrantët i janë kthyer rrugëve gjithnjë e më të rrezikshme për të kaluar në Shtetet e Bashkuara./Periskopi

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik