Stavileci jep dorëheqje nga pozita e kryetart të KB Prishtina: U shkruan letër Plisave

Stavileci jep dorëheqje nga pozita e kryetart të KB Prishtina: U shkruan letër Plisave

Blerand Stavileci ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Klubit Basketbollistik Prishtina. Kjo për arsye se ligji nuk ia lejon ta mbajë më këtë pozitë. Ai u është adresuar Plisave me një letër falënderimi të cilën e përfundon me fjalinë: një jetë, një Prishtinë. Kështu njofton ai në Facebook: Të dua Prishtinë, Ju dua […]

Blerand Stavileci ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Klubit Basketbollistik Prishtina. Kjo për arsye se ligji nuk ia lejon ta mbajë më këtë pozitë.

Ai u është adresuar Plisave me një letër falënderimi të cilën e përfundon me fjalinë: një jetë, një Prishtinë.

Kështu njofton ai në Facebook:

Të dua Prishtinë,
Ju dua shokë e Plisa,
Ju pafsha gjithmonë kështu, të buzëqeshur e të lumtur me fitoret dhe sukseset e klubit tonë të zemrës,
por ne kemi obligim ta respektojmë Ligjin si qytetarë të ndershëm e të përgjegjshëm të vendit tonë.
I njëjti Ligj që dikur ma mundësonte mbajtjen e pozitës së Kryetarit të klubit, sot ma pamundëson si rezultat i ndryshimeve që kanë pësuar dispozitat ligjore.
Prandaj, sot, ofrova dorëheqjen nga ky post, me keqardhje të madhe e krenari të jashtëzakonshme njëkohësisht.
Jam i bindur që Prishtina jonë do të vazhdojë edhe më fuqishëm edhe më suksesshëm!

Në vazhdim gjeni tekstin e dorëheqjes sime drejtuar anëtarëve të Bordit Drejtues dhe të Kuvendit të Klubit të Basketbollit Prishtina:

Të nderuar anëtarë të Bordit Drejtues,
Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Klubit të Basketbollit Prishtina,
Të dashur kolegë,

Me keqardhje ju njoftoj se duhet të dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të KB Prishtina, për shkak të Ligjit të ri për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, i hyrë në fuqi kohë më parë, më saktësisht siç e precizon Neni 14 Paragrafi i Parë, i cili shfuqizoi Ligjin e vjetër, më saktësisht Nenin 11 Paragrafi i Parë, i cili asokohe ma mundësonte që të mbaja edhe pozitën e zyrtarit të lartë publik edhe atë të Kryetarit të Klubit si Organizatë Joqeveritare.

Nuk qenka aspak e lehtë të Ju drejtohem në këtë mënyrë, sepse deri më tani pothuajse gjithmonë Ju jam drejtuar për t’Ju komunikuar lajme të mira dhe vendime të mëdha strategjike lidhur me të ardhmen e klubit tonë, për të cilin kemi investuar shumë.

Klubi Im dhe i Juaji i Zemrës në gjithë këto vite është bërë një brend i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht, duke na bërë krenarë si në Kosovë ashtu dhe në Europë. Jemi bërë sinonim i fitoreve dhe sukseseve. Vetëm në këto 6 vjetët e fundit ne kemi arritur të fitojmë plot 56 trofe. Vlera e tyre ishte po aq e madhe sa edhe ndjenja e të bërit krenarë me mijëra e mijëra shqiptarë anekënd botës.

Sidoqoftë, gjatë kryerjes së funksioneve publike, përveç përgjegjësive dhe detyrave primare që kemi lidhur me fushëveprimtarinë e klubit, mbi të gjitha, duhet t’i respektojmë ligjet e shtetit tonë, mbase edhe për të dhënë shembull se si duhet të funksionojmë. Së pari Ligji, respektimi i tij, dhe pastaj vinë të tjerat.

Dua të besoj fuqishëm që Klubi jonë do ta vazhdojë rrugëtimin e suksesit. Unë, si gjithmonë, do të jem përkrahësi më i madh i tij.

Siç e thonë tifozët tanë më të mirë, Plisat:
Një Jetë, Një Prishtinë!

Duke Ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen dhe bashkëpunimin,
Do të mbetem përjetësisht i Juaji,
Përjetësisht Bardhekaltër!

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova