Si mund të duket sulmi i Barçës edicionin e ardhshëm me Neymarin dhe Griezmannin

Me Real Madridin që ka shpenzuar rreth 330 milionë euro deri tani këtë verë, Barcelona e di se duhet të përgjigjet. Skuadra e Ernesto Valverdes mund të ketë përfunduar 19 pikë mbi rivalin e “El Clasicos” verën e kaluar, por Zinedine Zidane dhe Florentino Perez kanë qenë shumë të zellshëm këtë verë, transmeton Periskopi. Eden […]
Me Real Madridin që ka shpenzuar rreth 330 milionë euro deri tani këtë verë, Barcelona e di se duhet të përgjigjet.
Skuadra e Ernesto Valverdes mund të ketë përfunduar 19 pikë mbi rivalin e “El Clasicos” verën e kaluar, por Zinedine Zidane dhe Florentino Perez kanë qenë shumë të zellshëm këtë verë, transmeton Periskopi.
Eden Hazard, luka Jovic, Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrygo tashmë janë transferuar në “Bernabeu”, por kësaj liste mund t’i shtohen edhe emra të tjerë.
Në anën tjetër, Barcelona pritet të sigurojë shërbimet e Antoine Griezmannit, me presidentin e Atletico Madridit që së fundmi e ka konfirmuar këtë.

“Telegraph” raporton se Griezmann do t’i bashkohet blaugranëve më 1 korrik, pasi klubi të aktivizojë klauzolën 115 milionëshe të tij.
Dhe pastaj është çështja e Neymarit.
Brazilianin dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain dhe dëshiron të rikthehet te Barcelona.
Sipas “Sport”, Neymar dhe klubi katalunas kanë arritur marrëveshje verbale rreth kontratës.
Por si do t’i aktivizojë Barcelona Neymarin dhe Griezmannin në të njejtin formacion ku bëjnë pjesë edhe Lionel Messi me Luis Suarezin.
Epo, “Sport” i ka bërë analizat dhe ka dalë me tri rezultate.
Opsioni 1: 4-3-3

Opsioni 2: 4-4-2/4-2-4

Opsioni 3: 4-2-3-1













