Rron Broja largohet nga Shkupi, skuadra e falënderon atë

Skuadra e FC Shkupit në radhët e veta kishte një ndër futbollistët më të mirë në mesfushë, Rron Brojën i cili me klubin bardhekaltër u bashkua në janar të vitit 2018. Brojës i kishte përfunduar kontrata dhe në tentim për të gjetur bashkëpunim të ri dhe për renovim të saj, nuk u arrit marrëveshje e […]

Skuadra e FC Shkupit në radhët e veta kishte një ndër futbollistët më të mirë në mesfushë, Rron Brojën i cili me klubin bardhekaltër u bashkua në janar të vitit 2018.

Brojës i kishte përfunduar kontrata dhe në tentim për të gjetur bashkëpunim të ri dhe për renovim të saj, nuk u arrit marrëveshje e re.

“Dua të shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët e FC SHKUPIT, kryesinë, bashkëlojtarët dhe stafin për mundësinë që të luaj për Shkupin dhe për dy vitet e mrekullueshme në klub. Ishte ndjenjë e veçantë të bartë këtë fanellë dhe të luaj para një tifozërie të zjarrtë siç janë “Shvercerat”. Gjithmonë do të ketë  një vend për FC SHKUPIN dhe SHVERCERAT në zemrën time”, ka thënë Broja .

Rron Broja në sezonin që lamë pas kishte 29 paraqitje me Shkupin, duke shënuar një gol dhe dy asistime.

Kryesia e FC Shkupi, lojtarët dhe i gjithë stafi falëndoren Brojën për angazhimin e tij të dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i dëshiruar suksese në karrierë.

Mes tjerash kontrata i ka kaluar edhe turkut me shtetësi britanike, Berat Jonathan Ustabasi, i cili dha kontribut të madh në këtë gjysmë sezon, duke shënuar  dy gola në 16 paraqitje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova