Rrahmani te Verona në Serie A, ky është trajneri kroat që ngulmoi për të

Komandanti i mbrojtjes dardane, Amir Rrahmani, i ka kryer me sukses testet mjekësore para kalimit zyrtar te Hellas Verona që nga viti i ardhshëm do të bëj pjesë në Serie A të Italisë. Ky është një hap i madh për Rrahmanin në karrierë dhe një kërcim i madh për Kombëtaren e Kosovës në futboll, në […]
Komandanti i mbrojtjes dardane, Amir Rrahmani, i ka kryer me sukses testet mjekësore para kalimit zyrtar te Hellas Verona që nga viti i ardhshëm do të bëj pjesë në Serie A të Italisë.
Ky është një hap i madh për Rrahmanin në karrierë dhe një kërcim i madh për Kombëtaren e Kosovës në futboll, në fazën defanzive, në kategorinë e meshkujve.
Mbrojtësi ynë shembullor që doli nga Drenica drejt Evropës luante për Dinamon e Zagrebit paraprakisht dhe çmimi që është paguar për 25 vjeçarin thuhet të jetë rreth 2 milionë Euro.
Por, kush ngulmoi për transferimin e tij?
Trajneri i Veronës e mban emrin Ivan Juriq. Ai është një ish reprezentues i kombëtares së Kroacisë [5 ndeshje] dhe ish lojtar i skuadrave të njohura si Sevilla e Albacete në Spanjë dhe Genoa në Itali.
Si trajner, z.Juriq ka qenë ndihmës i Gianpiero Gasperinit te Interi, ndihmës edhe te Palermo para se të niste karrierën në vitin 2014 si kryetrajner te Mantova. Ai e ka drejtuar prej atëherë me sukses Crotonen para se të lidhte tri herë në tre raste të ndryshme kontratë me Genoan.
Por, vaktit të tij te Genoa dhe lojërave me ngarkim-shkarkime i erdhi fundi pasi që ai u emërua trajner i Veronës dhe për shkak të lidhjeve që mban në Kroaci, e ka kërkuar mbrojtësin më të mirë të ekipit më të mirë, e emri i të cilit ka qëlluar të jetë Amir Rrahmani./Periskopi












