Referim skandaloz nga gjyqtari, futbollistët ulen në fushë dhe refuzojnë të ngriten në mes të ndeshjes

Argjentina dhe historitë e saj, një kapitull i ri i një sërë ngjarjesh që vetëm në një pjesë të botës mund të jenë “të zakonshme”. Në qendër të vëmendjes ka përfunduar finalja e ngjitjes në B Nacional, ose e thënë ndryshe kategoria e dytë, transmeton Periskopi. Ndeshja luhej mes San Jorge de Tucuman dhe Alvarado […]
Argjentina dhe historitë e saj, një kapitull i ri i një sërë ngjarjesh që vetëm në një pjesë të botës mund të jenë “të zakonshme”.
Në qendër të vëmendjes ka përfunduar finalja e ngjitjes në B Nacional, ose e thënë ndryshe kategoria e dytë, transmeton Periskopi.
Ndeshja luhej mes San Jorge de Tucuman dhe Alvarado de Mar del Plata.

Qendra e polemikës ishte arbitri Adrian Franklin, që është konsideruar skandaloz nga futbollistët e San Jorge që, pasi pësuan një gol, vendosën të bënin një protestë të veçantë.
Në minutën e 49-të të ndeshjes, u ulën të gjithë në terrenin e lojës, duke penguar ndeshjen të vazhdonte.

Motivi lidhej me dy kartonë të kuq dhe pesë të verdhë në pjesën e parë, fakt që u konsiderua skandaloz nga klubi i Tucumanit: një nga këto kartonë të kuq erdhi për protestat për golin e Alvarados. /Periskopi.com/
— Un toque más (@1toquemas) June 24, 2019












