Pse deputetët tonë bëhen qesharakë të paktën një herë në javë?

Pse deputetët tonë bëhen qesharakë të paktën një herë në javë?

Shkruan: Dafina Demaku  Unë nuk bëj tallje as me personin më të ulët, më të voglin, fëmijët, tha ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi në seancën e jashtëzakonshme për arsimin. Padashje ndoshta, Bytyqi u tall me fëmijët, kur iu referua si ‘persona të ulët’. Fëmijët përnjëmend shtatin e kanë të ulët (natyrshmërisht, gjenetikisht, historikisht që kur […]

Unë nuk bëj tallje as me personin më të ulët, më të voglin, fëmijët, tha ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi në seancën e jashtëzakonshme për arsimin. Padashje ndoshta, Bytyqi u tall me fëmijët, kur iu referua si ‘persona të ulët’. Fëmijët përnjëmend shtatin e kanë të ulët (natyrshmërisht, gjenetikisht, historikisht që kur Ustahi nalt vendos t’u jap shpirt) ama n’kuptim, ‘persona të ulët’ janë personat që u referohesh me tallje ose që përbuzës e përulës. Pastaj ministri i arsimit, tregoi se qysh ka hequr dorë nga punët tjera që ka pasur para se të bëhej ministër. E kjo, përnjëmend është për t’u admiruar. Është bërë goxha e zorshme që si një trup, një person, të mbash 4-5 puna (më pak ose më shumë). Nëse ministri i arsimit do të ishte ligjërues në fakultet, a do t’i jepte urdhëra vetes si koleg, a do ta çonte mirë me veten, si koleg?* Mirë që e ka shkarkuar veten nga njëra punë…Përnjëmend.

Një deputete tjetër që ishte veshur me ngjyrë të verdhë, të ndezët fort, e LDK-së, duke dashur të denoncojë çrregullimin e sistemit arsimor në Kosovë, veç tjerash tha se ‘nuk mbet njeri këtu pa kryer fakultet’. Njeriu që kryen çfarëdo fakulteti me meritë, e di se kur bëhesh politikan/deputet, në Kuvendin e Kosovës duhet të ketë një farë etike të veshjes e nëse nuk është e shkruar ta aplikosh vetë, të pashkruar. Na qorroi e lumja deputete…

Ismajl Kurteshi që pandeh veten si një ekspert arsimi, që njëmend duket se e njeh deri diku këtë fushë (fushë? Sa keq t’i thuash arsimit ‘fushë’) goxha mirë, të bjen në vesh kur flet zhargonin e Anamoravës, kur fjalët ‘mundësi’, ‘vështirësi’ etjerë, i shtrembëron në ‘mundësijes, vështirësijes’. ‘Për shkak të mundësijes’  – në vend se ta thotë: ‘Për shkak të mundësisë’.

Një deputete tjetër, kritikoi kolegët e saj pse po i përmendet ministrit të arsimit testi PISA ama goja i rrëshqiti dhe tha: testi PIZA. ‘Të bëhemi real dhe t’i shohim dështimet e të gjitha qeverive e jo veç të këtij ministri’, tha e lumja deputete.

Kuvendi i Kosovës aktualisht është n’pushim disaminutësh. Por një gjë nuk e di: pse deputetët e shohin të arsyeshme që me çdo kusht të bëhen qesharakë – të paktën një herë në javë?

 

*Nonda Bulka në njërin prej shkrimeve të tij, diku në vitet e 30’ta, denonconte politikanët shqiptarë që atëkohë mbanin shumë poste dhe pyese: athua e çojnë mirë me veten, në çdo punë që janë.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj