PSD dhe NISMA në prag të largimit nga Ekipi Negociator

PSD dhe NISMA në prag të largimit nga Ekipi Negociator

Partia Social Demokrate e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate po planifikojnë të lënë udhëheqjen e Ekipit Negociator për bisedime teknike me Serbinë. Periskopi nga burime të sigurta mëson se Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj nuk duan që të vazhdojnë përfaqësimin e tyre në dialog shkaku i kryeneçësisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka bllokuar […]

Një takim sekret u mbajt të mërkurën e javës së kaluar në Berlin  mes Kosovës dhe Serbisë. Pluhur çoi përfaqësimi i shtetit kosovar me dy njerëz krejt jo kompetent atje. Ambasadori në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi dhe shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Selim Selimi, bashkë me një avokat ndërkombëtar shkuan në takim me Marko Gjuriqin nga pala serbe. As Ekipi Negociator, as partitë e koalicionit e as  MPJ nuk ditën gjë rreth këtij takimi. Madje ky veprim u pa si shfaqje e Haradinajt, i cili dikur nuk kishte dashur të merret me dialogun, kurse tani dëshiron ta kthejë në protagonizëm individual.

Periskopi ka kontaktuar Partinë Social Demokrate të cilët konfirmuan se në ditët në vijim, do të ketë takime për dialogun ku do të diskutohet qëndrimi apo jo i tyre në Ekip Negociator.

‘’Partia Socialdemokrate nuk ka marrë vendim për dalje nga Delegacioni. Ditëve në vijim pritet të këtë takime të strukturave për dialogun, ku do të diskutohet për Delegacionin Shtetëror dhe qëndrimin apo jo ne këtë të fundit, duke u bazuar në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur dhe posaçërisht duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi kompetencat e Delegacionit Shtetëror. Partia Socialdemokrate është në Delegacion për shkak të kompetencave, rrjedhimisht nuk qëndron në Delegacion pa to’’, thuhet në përgjigjen e PSD’së.

Periskopi ka provuar të kontaktojë edhe zyrtarë nga Nisma Social Demokrate, por deri më tani kanë qenë të paqasshëm.

Që nga formimi i Ekipit Negociator, në fund të vitit të kaluar, është mbajtur veç një takim në Bruksel me përfaqësuesen e BE’së, Federica Mogherini. Limaj e Ahmeti kishin shkuar edhe njëherë tjetër në Bruksel,  por ishin parë veç me  zv/drejtoreshën për Azi, Ballkan Perëndimor e Turqi, në zyrën e Mogherinit, Angelica Eichhorst. Asaj ia kishin dorëzuar Platformën e miratuar  nga partitë në pushtet dhe PSD’ja.

Përfaqësimi i njerëzve të Haradinajt në takimin me Gjuriqin në Berlin ishte parë si shfaqje e kryeministrit dhe tendencë për të marrë tek tash dialogun në duar, pasi dikur e kishte refuzuar.

Ahmeti  ishte shprehur i habitur, duke  thënë se nuk kanë qenë as ata të informuar si ekip negociator për këtë takim.

Haradinaj ishte munduar të arsyetojë pjesëmarrjen e Avni Arifit në takimin sekret të Berlinit, duke ditur që ky i fundit kishte bërë shkelje flagrante, duke mos lajmëruar as Ministrinë e Punëve të Jashtme, nën kompetenca të së cilës edhe është.

Kujtojmë që procesi i dialogut është bllokuar tash e sa muaj ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si shkak i taksës ndaj produkteve serbe. SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje vazhdimisht që të rinisë ky proces dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj