Prishtina 1-1 Ekipi nga Gjibraltari

Prishtina sapo ka shënuar përmes një penalltie ndaj ekipit me emrin St.Joseph’s nga Gjibraltari. Penalltinë e nxori Alban Shillova, pasi që një lojtar mbrojtës i ekipit gjibraltaras e ndali në zonën e rreptësisë, shkruan Periskopi. Armend Dallku ishte i suksesshëm nga pika e bardhë duke e kaluar Prishtinën në avantazh minimal. Deri më tash, Prishtina […]
Prishtina sapo ka shënuar përmes një penalltie ndaj ekipit me emrin St.Joseph’s nga Gjibraltari.
Penalltinë e nxori Alban Shillova, pasi që një lojtar mbrojtës i ekipit gjibraltaras e ndali në zonën e rreptësisë, shkruan Periskopi.
Armend Dallku ishte i suksesshëm nga pika e bardhë duke e kaluar Prishtinën në avantazh minimal. Deri më tash,
Prishtina ka qenë më e suksesshme në fazën ofanzive, duke e goditur një herë tjetër edhe transverzalen.
Mirëpo, ekipi nga Gjibraltari ia doli të shënonte përmes një krosimi të saktë dhe një ekzekutimi të saktë me kokë nga brenda zonës./Periskopi












