Për përdoruesit e drogës do të ndërtohet Institut i Sëmundjeve të Varësisë

Për përdoruesit e drogës do të ndërtohet Institut i Sëmundjeve të Varësisë

Në Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave u tha se në Kosovë është duke u rritur numri i personave që abuzojnë me substanca narkotike, dhe kryesisht adoleshentët janë më të prekurit. Shefja e repartit të Sëmundjeve të Varësisë, Saime Braina tha se në Kosovë dita-ditës ka një trend të rritjes së përdoruesve  të […]

Në Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave u tha se në Kosovë është duke u rritur numri i personave që abuzojnë me substanca narkotike, dhe kryesisht adoleshentët janë më të prekurit.

Shefja e repartit të Sëmundjeve të Varësisë, Saime Braina tha se në Kosovë dita-ditës ka një trend të rritjes së përdoruesve  të narkotikëve.

Ajo tha se në këtë repart trajtim mjekësor kanë marr 101 persona kurse deri në këtë periudhë të vitit 2019, 49 persona kanë kërkuar trajtim dhe rehabilitim.

Sipas Brainës  i rëndësishëm është ndërtimi i institutit të sëmundjeve të varësisë më qëllim të një trajtimi më serioz të gjendjes.

Pashk Buzhala nga Ministria e Shëndetësisë tha se si ministri janë për të ngritur vetëdijen dhe edukimin në parandalimin e përdorimit të drogave.

Sipas tij MSH ka rregulluar terapinë zëvendësuese Metadon i cili jepet në disa qendra të Kosovës.

Edhe ai theksoi se së shpejti do të ndërtohet instituti për sëmundjet e varësisë pasi që mjetet janë ndarë por kanë pasur problem me gjetjen e hapësirës dhe që tani në bazë të disa ekspertëve është rekomanduar të ndërtohet brenda hapësirave të QKUK-së.

Drita Zajmi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta  se sa është numri i përdoruesve të drogave.

Sipas saj IKSHP do të filloj regjistrimin populativ me qëllim të dihen të dhënat.

Zajmi tha se  numri i abuzuesve me substanca narkotike është më i madh në vendet urbane sesa ato rurale

 

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin