Pamjet e rralla tregojnë shkëmbimin e fjalëve mes Eriksenit dhe Skominas pas penalltisë në finalen e CL

Nuk ka kaluar as edhe një muaj që prej kur Jordan Henderson ngriti trofeun e Champions Leagues pas fitores 2-0 kundër Tottenhamit në Madrid. 1 qershori, 2019, është një datë që nuk do të harrohet kurrë nga fansat e Liverpoolit. Mohamed Salah dhe Divock Origi shkruan emrat e tyre në librat e historisë së klubit […]
Nuk ka kaluar as edhe një muaj që prej kur Jordan Henderson ngriti trofeun e Champions Leagues pas fitores 2-0 kundër Tottenhamit në Madrid.
1 qershori, 2019, është një datë që nuk do të harrohet kurrë nga fansat e Liverpoolit.
Mohamed Salah dhe Divock Origi shkruan emrat e tyre në librat e historisë së klubit pasi shënuan golat që ia siguruan triumfin e gjashtë “Të Kuqve” në kompeticion, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, tre javë e gjysmë pas finales, Liverpooli ka publikuar pamje ku shihen skena të papara më herët, gjatë dhe pas ndeshjes.

Katër minutat e parë të videos tregojnë si shkuan gjërat para vërshëllimës së parë në ndeshje, derisa përfshihen skena në rrugët e Madridit dhe të lojtarëve duke arritur në “Wanda Metropolitano”.
Gjashtë minutat në vazhdim na tregojnë pamje të reja nga kënde tjera nga ndeshja dhe gjëja më interesante nga të gjitha është se dëgjojmë fjalët nga gjyqtari Damir Skomina.
Kur akordohet penalltia në minutën e parë për Liverpoolin, Christian Eriksen dëgjohet duke i thënë Skominas: “Ai e preku në krahëror, çka mund të bëjmë? Çka mund të bëjmë? Topi po shkonte në atë drejtim.”
Skomina përgjigjet: “Duke shikuar,” derisa ‘VAR’ po e rishikonte incidentin.
Pastaj dëgjojmë fjalët: “Penallti e qartë, 100%.”
Duket se gjyqtarët e takimit nuk e patën asnjë dyshim rreth penalltisë së shkaktuar pas kontaktit me dorë nga Moussa Sissoko. /Periskopi.com/












